Rusi/ Vaksina e dytë, pas “Sputnik V”, rreth 100 vullnetarë morën pjesë në provat klinike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shumë shtete evropiane po raportojnë për një rritje të rasteve të reja me coronavirus, Rusia bën me dije se ka regjistruar vaksinën e dytë ndaj COVID-19.

Lajmi është bërë me dije nga shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.

Rreth 100 vullnetarë morën pjesë në provat klinike të vaksinës, ndërsa zyrtarët bën me dije se kjo vaksinë ka një nivel të lartë sigurie dhe efikasitet imunologjik.

Të tjera kompani në të gjithë botën janë duke vijuar testimet, por deri më tani ende nuk ka një vaksinë përfundimtare ndaj COVID-19 e cila mund të përdoret në të gjithë botën.

Rusia regjistroi vaksinën e parë në botë kundër coronavirusit në fillim të gushtit, të quajtur ‘Sputnik V’, që u emërua në bazë të satelitit hapësinor të lëshuar nga Moska në 1957. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO jep 100 orë punë publike ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin lidhur me ankimimin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj. Ky i fundit ankimoi vendimin e GJKKO-së...

“Bashkëpunove me Milosheviçin”/ Balla se kursen Berishën, ‘ia plas në sy’ skandalet

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk...

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i...

Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUNT

Mjekja anesteziste-reanimatore pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, QSUNT, Nertila Kodra është ndarë nga jeta. Mjekja nuk ka mundur dot ta fitojë dot betejën me...

 Grand Prix i parë automobilistik në histori, garat që u zhvilluan në Francë

26 dhe 27 qershor 1906 Më 26 dhe 27 qershor 1906, u mbajt Grand Prix de l’Automobile Club de France, i njohur ndryshe si Grand...

Lajme të tjera

Web TV