Zgjedhjet 25 prill 2021/ Publikohet lista e parë, ja sa qytetarë kanë të drejtë vote

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme ka publikuar para pak ditësh ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021.

Në këtë listë me të drejtë vote rezultojnë 3.608.003 qytetarë. Tashmë njësitë bashkiake do duhet të bëjnë publikim periodik të listës së votuesve të përditësuar deri në listën përfundimtare.

Nga të dhënat paraprake të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas.

Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.

Tashmë njësitë bashkiake të gjendjes civile do duhet të afishojnë në mënyrë periodike listën e votuesve të firmosur nga kryetari i bashkisë përkatëse deri në e printimin e listës përfundimtare të zgjedhësve.

Më pas qytetarët do duhet të bëjnë verifikimet emrin e tyre në këto lista proces ky që mund të kryhet dhe online përmes portalit e-Albania.

Përpilimi i listave të votuesve për zgjedhjet e 25 prillit 2021 është shoqëruar me shumë akuza nga ana e PD-së.  Kjo e fundit pretendon se ministria e brendshme ka manipuluar listat e zgjedhësve me ndryshimin e qendrave të vendbanimit të tyre.

Këto akuza të opozitës  u shoqëruan edhe me një padi ndaj ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Si mund të verifikoni qendrën e votimit

Shërbimi elektronik “Verifikimi i qendrës së votimit” i mundëson çdo shtetasi shqiptar të kontrollojë nëpërmjet portalit e-albania adresën e qendrës së votimit se ku është caktuar të votojë.

Të dhënat e përdoruesve shfaqen automatikisht nga databaza e Gjendjes Civile dhe Adresarit, të cilat administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

Dokumentacioni i nevojshëm

– Dokument identifikimi : Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t ‘u loguar në portal)

Lexo edhe :  Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar e-Albania

– Zgjidhni shërbimin “Verifikimi i qendrës së votimit”

– Klikoni butonin “Përdor”

– Në formularin e shfaqur, kontrolloni qendrën tuaj të votimit se ku do të votoni.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë

Pa afat

Kostot

Pa pagesë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV