Konfirmohet në detyrë Drejtori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit, Idajet Faskaj

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Idajet Faskajn me detyrë Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit.

Fajskaj rezultoi i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, figurës dhe integritetit. Faskaj ka qenë një prej katër emrave të cilët kandiduan për kryetar të BKH-së, ku në krye u vendos Aida Hajnaj.

Vendimi është dhënë në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, me trupë gjykuese Elvira Daberdaku, kryesuese e trupës gjykuese, Elida Liko dhe Ana Kapaj anëtare./Jo.Be/Fjala.al