Tërmeti 26 nëntorit/ Ende asnjë i dënuar, ashpërsohet vetëm ligji në letër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Penal që ashpërson dënimet për ndërtuesit. Ky rregullim ligjor i ligjvënësve do t’i kushtojë rëndë atyre që shkelin rregullat.

Më konkretisht është parashikuar se për ndërhyrjet në banesa ekzistuese që rrezikojnë shembjen e pjesshme apo të plotë të saj dënohen me gjobë deri në 5 vite heqje lirie dhe kur ka pasoja të rënda materiale, heqja e lirisë shkon nga 5 deri në 10 vite.

Ashpërsimi më i madh për këtë çështje është kur ka pasoja në jetën e njeriut dhe dënohet nga 7 deri në 15 vjet burgim.

Ndërsa për ndërtimet e reja, dënimi penal do të jetë për të gjithë zinxhirin e ndërtimit që shkelin standardet dhe dënimi është parashikuar nga 1 deri në 5 vite burg. Edhe pronari, apo siç njihet ndryshe ndërtuesit, dënohen po kaq në rast se nxisin edhe nëpërmjet parave që ndërtimi të bëhet jashtë kritereve teknike.

Nisma ligjore erdhi pas dëmtimeve të mëdha që patën banesat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe është parashikuar që ndëshkimet ndaj personave që nuk zbatojnë standardet e ndërtimit të shkojnë deri në 15 vite heqje lirie.

Por, ndërkohë që për ndryshimin e ligjit po punohet në drejtimin e duhur, për hetimet e pasojave të tërmetit të një viti më parë ende nuk ka asnjë përfundim.

Gjithçka duket se edhe këtë herë, si shumë probleme të tjera, do të kalojë në heshtje pavarësisht se humbën jetën 51 persona, shumica e të cilëve mund të ishin shpëtuar nëse ligji ekzistues do të zbatohej./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV