Tre yjet që Real Madrid dëshiron në skuadër për tu rikthyer kampion Europe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavinga janë tre objektivat e Real Madrid në merkato.

Madrilenëve duket se po u mungon dominimi në Europë dhe dëshirojnë që të rikthehet sa më shpejt në krye të saj.

Sipas gazetës prestigjoze “AS” , prioritetet e Los Blancos për vitin 2021 janë blerjet e mesfushorit Eduardo Camavinga nga Rennes dhe sulmuesve Kylian Mbappe e Erling Haaland respektivisht nga Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund. Gjasat që transferimi i Mbappe të bëhet realitet janë rritur ndjeshëm pasi edhe ky i fundit ka refuzuar rinovimin me PSG.

Por kampionët e Spanjës nuk e duan Mbappe-në ‘të vetmuar’ në sulm, si blerja e vetme në merkato për këtë repart. Në fakt, klubi Merengues dëshiron një dyshe yjesh Mbappe-Haaland, edhe pse sipas AS, të paktën deri në vitin 2022 do të jetë e vështirë që sulmuesi i Borussia Dortmund, të blihet.

Emri i Kylian Mbappe është përfolur edhe në të shkuarën me një transferim në Madrid, por ka qenë sulmuesi francez ai i cili ka pretenduar se është shumë shpejt që ai ta bëntë këtë lëvizje.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Si të eliminoni celulitin në prag të verës?

Me afrimin e verës, rikthehet dëshira për t’u ndjerë më në formë dhe rehat me trupin tonë. Një nga...

Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend (EMRAT)

Partia Demokratike, ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate, për në Kuvend nga...

“U kërcënua te vendi i punës”/ Paloka publikoi videon e shit-blerjes së votës

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin...

Nesër Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë zbresin 47 liderë!Zbardhet axhenda

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të...

Gara e fortë në Tiranë mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate

Gara në Qarkun e Tiranës u duk që në fillim se për shpërndarjen e mandateve nuk do të kishte histori. Që prej hapjes së...

Lajme të tjera

Web TV