Ekzekutoi biznesmenin në Himarë, arrestohet autori i dyshuar, sekuestrohet arma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është kapur nga Policia për atentatin e ndodhur sot në Himarë, ku u vra biznesmeni dhe ndërtuesi Niko Goro.

Paraprakisht bëhet me dije se autori i dyshuar i vrasjes është kapur në fshatin Livadh, pak kilometra larg Himarës dhe vendit ku u vra Niko Goro.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapej dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që është gjetur arma e krimit dhe furgoni ” Volkswagen”, 7 vendesh.

Biznesmeni Goro, kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, u qëllua ndërsa po dilte nga marketi i së motrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille.

I njohur në Himarë si ndërtues, Goro ka qenë edhe ish-futbollist i Flamurtarit dhe kohët e fundit pronar i kafe “Himara”.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov  dhe automjetin me të cilin u largua autori./Bl.Ba/Fjala.al

Atentati ndaj biznesmenit në Himarë/ Policia jep detaje: Autori zbriti nga një furgon

Ngjarje e rëndë në Himarë/ Vritet ndërtuesi, plagoset një grua

Të fundit

Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste po pret se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me...

Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një rol të rëndësishëm në administratën...

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se ajo do të merret në pyetje...

Big Brother Vip/ Dy banore shkojnë në nominim “kokë më kokë”

Spektakli i mbrëmjes së djeshme, solli një metodë të re nominimi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku rolin kryesor e luajtën opinionistët. Secili prej...

Shpërthimi spektakolar i llavës në Siçili krijon fluks turistësh

Një javë me spërkatje spektakolare të llavës në malin Etna të Sicilisë, të mbuluar me borë, një nga vullkanet më aktivë në botë, ka...

Lajme të tjera

Web TV