Gjendet një jaht i braktisur pranë Shëngjinit. Jahti i braktisur në det është gjetur në afërsi të Shëngjinit nga Policia Kufitare.
Ende nuk dihet kujt i përket ky jaht dhe cilat janë arsyet që është braktisur në det, ndërsa raportohet se ka të vendosur një flamur slloven.
Ajo është tërhequr nga policia dhe u ankorua në portin e Shëngjinit, ndërkohë që pas kontrolleve brenda saj nuk janë gjetur as dokumente se kujt i përkiste.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se si kjo anije ka përfunduar në Shëngjin dhe mundësinë se mos ajo është përdorur për ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.
la.mi/Fjala.al