Veliaj: Luli gënjeu përsëri për Sharrën, hallin e ka te xhepi i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Lulzim Basha dhe kunati i tij punonin natë e ditë për të groposur buxhetin e shtetit në malin e plehrave në Sharrë.

Veliaj shtoi se në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të bashkisë, Tirana që kthyer në një plaçkë për t’u shqyer nga familja e tij. Deklaratat e kryebashkiakut u bënë këtë të shtunë në Asamblenw socialiste në Krrabë dhe Bërzhitë.

“Në 20 gusht të 2013-ës, – pra, në 23 qershor populli u tha: “bella ciao”, “shkoni në shtëpi”, “s’jeni ju për këtë punë”, – edhe pse humbën zgjedhjet, vazhdonin t’i bënin gropën vendit. Pasi ti humb zgjedhjet, moralisht duhet t’i marrë vendimet ai tjetri që është zgjedhur. Nuk e pritën këta qeverinë. Humbën zgjedhjet në qershor, qeveria bëhej gati të fillonte punën, në gusht Lul Basha i thotë Saliut të paguajnë 34.6 mln euro dhe 37 euro për ton, që t’i çojnë plehrat në kompaninë që kishte përgatitur ky me kunatin. E kishin bërë Tiranën plaçkë për ta shqyer për një familje,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se Lulzim Basha gënjeu sërish sot kur tha se qytetarët shqiptarë do të paguanin 12 euro për 1 ton plehra.

“Doli sot dhe gënjeu prapë, – se kur të plas cipa, je dyst, je rehat, nuk është se skuqesh më, – doli e tha, “jo, e kam thënë 12”. Po dokumenti thotë 37! Kë gënjen ti? Këshilla ime për Lulin është: Luli, thuaj gjithmonë të vërtetën, se mbahet mend më kollaj. Duke gënjyer non stop vetëm ngatërrohesh, ngatërron tabelën e shumëzimit, ngatërron tabelën e mbledhjes, ngatërron zbritjen, pjesëtimin, ngatërron kunatin, vilat, makinat, ngatërron gjobat. Thuaj gjithmonë të vërtetën, se e vërteta do të të bëjë të lirë. E vërteta do të të çlirojë. E vërteta do të të shpërblejë me më shumë vota,” tha më tej Veliaj.

Lexo edhe :  Nga uji, mbetjet, nafta e barnat, Rama njofton 6 reforma të reja ligjore

Sipas drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Lulzim Basha nuk e ka hallin tek pastrimi, por të gjobëvënia ndaj biznesit të radhës. “Sot Tirana është dita me natën më e pastër seç ka qenë. Ky e ka hallin tek xhepi, tek portofoli i vet. Ky e ka hallin tek kunati i vet, se po t’i gjesh çmimin këtij, ky e lë edhe Astirin, edhe Teatrin, edhe Bulevardin, edhe kullat, edhe digën, edhe Liqenin. Sa iu kushton këtyre një gjobë? Deri dje thonin, “këto qendrat tregtare i kanë oligarkët”. Sapo mori vilat në Vale Mar te Gjiri i Lalzit, nga një pronar i qendrave tregtare, oligarkët u bënë të mirë. Ky i ka vënë çmim opozitës. I ka vënë çmim çdo proteste,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se partitë që kemi përballë janë parti familjare. “Krraba nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastioni i LSI. Bërzhita nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastion i PD. Fakti që sot janë kthyer masivisht me PS-në, do të thotë që kjo skuadër dhe kjo familje punon vërtet për këta njerëz. Partitë që kemi përballë janë parti familjare. Një parti punon vetëm për kunatin, 24 orë në ditë. Kur flasim për ekonominë, për tërmetin, pandeminë, s’flasin fare. Por, po i përmende atij kunatin, zgjohet nga gjumi në orën 11 dhe të than piten, se për kunatin nuk të fal. Partia tjetër punon për burrin, për gruan, e kanë kthyer në sh.p.k.,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se PS është partia e njerëzve të thjeshtë që çohen në 5 të mëngjesit, që punojnë tokën, mbajnë shtëpinë, që jetojnë në mënyrë të ndershme, punojnë në fasoneri, në fermë, punojnë në shkolla, qendra shëndetësore, që ndihmojnë komshiun e tyre, që strehojnë dikë që ka nevojë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Berisha: Ramiz Alinë e quanin Gorbaçovi i Ballkanit, ishte shumë interesant

Sali Berisha sot ishte në Bashkinë e Kavajës, për të kujtuar ngjarjen e 35 viteve më parë kur shqiptarët...

Kush është modelja që hyri në burgun e Korçës për takim me Laert Haxhiun

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të ketë hyrë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një...

Korçë, 40-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një 40-vjeçar banues në Korçe, në rrugën "Petraq Shomo", dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte. Uniformat blu...

Vjosa Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi...

Miratohet vendimi, ALBTrace Co merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin shoqërisë e cila do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së cannabis-it në Shqipëri. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV