E rrallë/ Kapet peshkaqeni me dy koka (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një peshkatar indian u shokua kur arriti të kapte një peshkaqen mutant me dy koka.

Nitin Patil po peshkonte në ujërat e Maharashtrës, në Indinë perëndimore, kur në rrjetën e tij ra një i vogël peshkaqeni i cili kishte dy koka. Pa e kuptuar sa e rrallë ishte krijesa, Patil i bëri disa fotografi krijesës dhe e lëshoi sërish në ujë.

“Ne nuk hamë peshq të tillë të vegjël, veçanërisht peshkaqenë, kështu që mendova që ta hidhja sërish në det”, tha ai.

Por shumë shpejt ai mësoi se sa e rrallë ishte krijesa. Doktor KV Akhilesh, i Këshillit indian për Kërkime të Peshkimit Detar, u shpreh se gjetja e një krijese të tillë është shumë e rrallë.

“Një peshkaqen i ngjashëm me dy koka u raportua në Gujarat në 1964, e ndërsa një tjetër u pa në vitin 1991 në Karnataka.” , u shpreh Akhilesh.

Nga ana tjetër Akhilesh beson se janë një sërë faktorësh që mund të kenë çuar në këtë mutacion të peshkaqenit.

“Çrregullime gjenetike ose metabolike, viruset dhe ndotja e deteve mund të jenë faktorët që kanë ndikuar në këtë mutacion. Sidoqoftë shanset që peshkaqeni të mbijetojë janë shumë të ulëta”, shpjegon Akhilesh./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Foshnja 4-muajshe rezulton pozitive me kokainë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në spitalin “Ruggi d’Aragona” në Salerno, Itali, ku një foshnjë katër-muajshe rezultoi pozitive për...

Aksident në Dibër, makina del nga rruga, burrë e grua në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme në vendin tonë janë regjistruar disa aksident, fatkeqësisht duke u shënuar dhe disa humbje jete. Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur...

Arsenali ‘lejon’ talentin të shkojë te Bayern për 55 mln euro?

Ethan Nwaneri është emri befasues që Bayern ka ndjekur në merkato javët e fundit. Askush nuk e priste që bavarezët po ndiqnin djaloshin e...

Veliaj refuzon Tiranën, merret i pandehur në Durrës

Refuzimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:00 të së mërkurës, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat,...

Cilat janë dy zonat më të shtrenjta në Shqipëri?

Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë zonat më të shtrenjta në...

Lajme të tjera

Web TV