Yuri Kim mesazh të rinjve shqiptarë: Ju jeni ata që sillni ndryshimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka këshilluar të rinjtë shqiptarë rreth rëndësisë së votës gjatë një bisedimi virtual.

“Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Kur mbroni të drejtat tuaja, udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja dhe votoni në zgjedhjet tuaja, ju keni ndikim dhe jepni kontribut për një të ardhme ku shqiptarët kanë mundësinë të lulëzojnë”, tha ambasadorja Yuri Kim gjatë një komunikimi online me të rinjtë e European Democracy Youth Network.

Kim i ftoi të rinjtë dhe të rejat të mësojnë të luftojnë në mënyrë efektive për demokracinë e vendit.

“Cinizmi është i lehtë; optimizmi është shumë më i vështirë. Të ankohesh është e lehtë; të bësh diçka është shumë më e vështirë. Shpresoj që të rinjtë e Shqipërisë të mbajnë idealizmin e tyre, të mësojnë të luftojnë në mënyrë efektive për demokracinë dhe t’i kërkojnë llogari njëri-tjetrit. Flamuri i Shteteve të Bashkuara është me ju”, u shpreh Yuri Kim. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV