Atentati ndaj shefit të Policisë, gjykata e Shkodrës lë në burg 19-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 19-vjeçarin Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet për atentatin e shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe

Hasanaj qëlloi me armë në drejtim të makinës ku udhëtonte shefi i policisë bashkiake, Mentor Hasanaj, duke plagosur gjithashtu dhe babain e tij Xhelal Hasanaj. I riu u vetë-dorëzua në polici së bashku me kushëririn e tij 23-vjeçar, Verzan Bajrakurtaj i cili gjithashtu është lënë në burg.

19-vjeçari ka pranuar akuzat para uniformave blu, por sipas tij këtë akt e ka kryer nën ndikimin e alkoolit pa vetëdije të plotë, ndërsa nga ana tjetër ka mohuar përfshirjen e kushëririt të tij në këtë ngjarje.

Megjithëse 19-vjeçari dhe shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe kanë të njëjtin mbiemër mes tyre nuk ka asnjë lidhje farefisnore.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur një javë më parë në rrethrrotullimin e fshatit Dobraç ku 19-vjeçari po ndiqte automjetin ku udhëtonte shefi i policisë së Malësisë së Madhe së bashku me familjen./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj....

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Lajme të tjera

Web TV