Balla: Shqipëria ka marrë vendimin e KE për fillimin e bisedimeve. Meta shkel rregullisht Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demenca politike është një sëmundje që kurohet vështirë dhe Ilir Meta fatkeqësisht është një person që nga Shqipëria ka marrë gjithçka që mund t’i japë një politikani”.

Kështu e nisi fjalën e tij në studion e emisionit “Top Talk”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Sipas Ballës, presidenti Meta ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën duke përmendur këtu nenin 89 të saj, ku thotë se Presidenti i Republikës nuk duhet të jetë pjesë e një partie.

Për numrin dy të PS-së, Balla, presidenti Meta jo vetëm që është anëtar i një partie, por e cilësoi atë si bashkëkryetarin e opozitës. Ndër të tjera ai përshëndeti hapin e sotëm të ndërmarrë nga Parlamenti dhe institucioni i Presidentit të Republikës, për propozimin e dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Taulant BallaDemenca politike është një sëmundje që kurohet vështirë dhe Ilir Meta fatkeqësisht është një person që nga Shqipëria ka marrë gjithçka që mund t’i japë një politikani. Nëse shikoni aty (I referohet një imazhi viziv të Kushtetutës) dhe zotëria në fjalë e keqpërdor shpesh herë duke e mbajtur në dorë Kushtetutën. presidenti i Republikës e shkel Kushtetutën sapo zgjohet në mëngjes.

Fjalën e parë që thotë në mëngjes e thotë në kundërshtim me Kushtetutën, sepse Presidenti i Republikës nuk lejohet, të jetë anëtari i një partie politike në Shqipëri. Jo vetëm që presidenti është anëtar i një partie, por madje është bashkëkryetar i opozitës, deri sa Meta-Basha ta ndajnë me njëri-tjetrin kush është Presidenti i Republikës, Duke iu referuar nenit të 89 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës vijon çdo ditë sapo ngrihet në mëngjes deri në darkë vonë vijon të jetë në shkelje të Kushtetutës.

Unë nuk kam asnjë pritshmëri reflektimi të presidentit të republikës, në marrëdhënien ndërinstitucunail. Mbetet një sherrxhi i vjetër, i dëmshëm për aspiratat integruese të vendit. Sa i përket demencës së sotme dua të them që nga viti 2006, që Shqipëria për shkak të qeverisjes socialiste të mëparshme kishte përmbyllur marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe më pas që prej asaj kohe dy momentet e rëndësishme të Shqipërisë janë 2014 kur për shkak të efektivitetit të plotë, të luftës kundër kanabizimit të vendit dhe krimit të organizuar, reformat që kishin nisur Shqipëria mori vendin e statusit kandidat. Dhe brenda një kohe të shkurtër, Shqipëria pret të ulet në tavolinën e negociatave, me Bashkimin Evropian.

Denis Dyrnjaja:Presidenti u tall ndërkohë, në një kuptim edhe ironik kur thotë që e kanë hapur shapmanjën disa herë për çeljen e negociatave që nuk janë hapur.

Taulant Balla: Kam frikë që presidenti nuk e kupton procesin. Shqipëria tashmë e ka marrë vendimin e Këshillit Evropian për fillimin e bisedimeve dhe raporti i fundit i Komisionit Evropian që ishin kushtet për uljen në bisedime, raportojnë që Shqipëria i ka përmbushur, përshëndes faktin që sot qoftë Kuvendi, qoftë institucioni i Presidentit të Republikës, kanë ndërguar në KED, kandidaturat për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja e së cilave do të bëj të mundur funksionalitet të plotë të gjykatës. 

Të fundit

Psikologia: Historinë e Parashqevisë na e treguan të tjerët dhe jo këngëtarja

Psikologia Eriona Hoxha ka komentuar në lidhje me rastin e këngëtares Parashqevi Simaku në një lidhje live për Euronews...

“S’kanë pse të votojnë”, Rama i përgjigjet komentuesit: Emigrantët e dinë se çfarë bëjnë

“E mira është që emigrantët s’ka pse të votojnë. Ata që mund të vijnë le të votojnë, por jo me postë se bëhen manipulime....

Ky është çelësi i lumturisë, sipas psikologut të Harvard

Studimi më i gjatë i realizuar ndonjëherë për lumturinë njerëzore ka zbuluar disa të dhëna që kanë habitur jo pak për lidhjen e ngushtë...

Çmimet e apartamenteve në 2025, katër zonat më të shtrenjta në Tiranë

Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat e punëtorëve, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe...

Regjistrimi i votuesve në “PER”/Celibashi shpjegon hapat dhe rregullat që duhet të ndiqen

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu ka shpjeguar edhe një herë hapat për regjistrimin në...

Lajme të tjera

Web TV