Deputetja e PS-së mesazh prekës për vëllain që humbi jetën në një aksident: Një vit pa ty, na duket pafundësi!

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka kujtuar ditën e sotme vëllain e saj i cili humbi jetën një vit më parë në një aksident me makinë.

Nëpërmjet një statusi prekës në facebook deputetja Gjylameti ka shkruar: Një vit pa ty, na duket pafundësi !

Më tej Gjylameti shkruan që është kaq e vështirë të mësohesh me mungesën dhe se për të mbushur zbrazëtirën udhëton në kujtesë për të gjetur momente të bukura e të lumtura.

“I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e çdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona!”, ka shkruar Gjylameti në facebook.

Elton Macolli vdiq në një aksident tragjik në tunelin Tiranë-Elbasan. 37-vjeçari Macolli punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë./Jo.Be/Fjala.al