Koronavirusi kalon 40 milionë numrin e të infektuarve në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi COVID-19 është shfaqur për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.

Tashmë numri global i rasteve të konfirmuara me këtë virus kaloi shifrën 40 milionë personave.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, të cialat bazohen në raportimin zyrtar të vendeve veç e veç dhe numri i përgjithshëm i viktimave shënoi  mbi 1.1 milion, ndërsa i të shëruarve prej këtij virusi të rrezikshëm është mbi 27.5 milionë.

Megjithatë, ekspertët besojnë se numri i vërtetë i rasteve dhe viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Këtu merret parasysh mungesa e testimeve dhe raportimi i dobët nga disa vende.

Që nga shpërthimi në kinë, virusi është përhapur në gati 200 vende të botës.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 8.1 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 219,000 viktima.

Në Evropë, Spanja prin me numërin e të infektuarve: mbi 936,000, ndërsa Mbretëria e Bashkuar me numër të viktimave: mbi 43,000.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Republika Çeke ka aktualisht shkallën më të rëndë të infektimit në Evropë, me mbi 660 të infektuar në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV