Tërmeti i 26 nëntorit, Rama e Ahmetaj inspektojnë kantierin e ndërtimit në Vorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj, ka vijuar inspektimet në kantierin e Rindërtimit në Vorë.

Ahmetaj tha se këtë javë do të rrëzohen të gjitha pallatet e vlerësuara për tu shembur, për shkak të dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Këtë javë rrëzohen të gjitha pallatet që janë vlerësuar si DS5. Aty nis dhe Bulevardi i ri i Vorës. S’ka probleme si Durrësi. Pasi janë më të lehta për t’u shembur.

Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të nxjerrë fituesit për dy pallatet në Durrës. Që nga sot kemi një bashkim operatorësh që do të dalin nga ky proces. Do të nisin punën për pallatet që javës që vjen, do nisin me themelet”, tha Ahmetaj.

Ndërsa sipas Ramës, 404 janë familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit “e sot vazhdojnë të jetojnë me qera të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat”.

Deri tani, në Vorë është realizuar infrastruktura nëntokësore dhe në kopshtin “Muçaj”, që do të hapë dyert për fëmijët në 26 nëntor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Erdha në Durrës sepse di që këtu ka banda”, ambasadori i BE vëzhgon zgjedhjet

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvo Gonzato, është ndalur në këtë të diel zgjedhjesh në Prokurorinë e Fierit. Gjatë...

Rrëzohet kërkesa e socialistëve, në Vlorë qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në 55 qendra votimi në...

Arsyet psikologjike pse disa gra tërhiqen nga personat problematikë

Burrat "shumë të këqij", si vrasësit serialë dhe kriminelët, mund të duken magjepsës kur i dëgjojmë në podkaste apo lexojmë për ta në libra....

Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec, policia në vendngjarje

Dy persona kanë mbetur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë...

Sa shqiptarë kanë votuar deri në orën 17:00? KQZ publikon shifrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 17. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV