Integrimi në BE, ambasadori Zingraf: Shqipëria ka bërë hapa përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf ka folur nga qyteti i Shkodrës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Zingraf është shprehur që Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe ka marrë një ‘Po’ për bisedimet për anëtarësim në BE.

Dyert për Shqipërinë kancelarja i ka të hapura dhe ne po punojmë intensivisht për këtë temë është shprehur më tej ambasadori Zingraf.

“Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek Covid dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive. Një BE e fortë, një partner më i fortë për Shqipërinë”, deklaroi Zingraf.

Shqipëria ka shumë për të bërë theksoi gjatë fjalës së tij ambasadori Zingraf.

“Janë disa kushte për t’u plotësuar. Këtë gjë nuk duhet t’a bëjë për Brukselin apo Berlinin, por për vete siç është Gjykata e Lartë dhe kushtet e tjera”, tha ndër të tjera Zingraf./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Lajme të tjera

Web TV