Revoltohet Florjan Binaj, gjen lumin Vjosa me emër grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Florjan Binaj herë pas here ka ngritur zërin për çështje që në fakt duhen ngritur nga studiuesit, të cilët për fat keq janë lënë në mëshirë të fatit, për shkak të politikave të mbrapshta në arsim dhe dije.

Aktori i humorit ka publikuar disa foto nga “Google Maps”. Sipas tij, emri i lumit Vjosa nuk është i shkruar në gjuhën shqipe, por sipas emërtimeve greke.

Florjani ka treguar madje se emri ka qenë ndryshe para disa muajsh dhe është ndërruar këto kohë.

Google vazhdon t’i ndërrojë emrin Vjosës… Para disa muajsh ishte Aoos, sot në Google Maps del Sarandaporo”, – ka shkruar aktori i humorit.

Binaj ka përmendur në postime edhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke qenë se kjo çështje ka lidhje direkte me marrëdhëniet me fqinjët tanë.

I njëjti problem u ngrit edhe pak kohë më parë, sepse emri i Kosovës nuk shfaqej në hartën e “Apple”. Përveçse qytetet ishin të shkruar serbisht, as kufiri me fqinjët nuk ishte i cakuar qartë dhe dukej sikur Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Mijëra qytetarë nënshkruan një peticion online, që u mbështet dhe nga personazhet me famë ndërkombëtare si Dua Lipa, Rita Ora etj. Emri i Kosovës u shkrua më pas në hartë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV