SHBA/ Debati i ardhshëm presidencial me mikrofona që do të mbyllen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati i ardhshëm presidencial midis  presidentit amerikan, Donald Trump dhe kundërshtarit të tij demokrat, Joe Biden do të realizohet me mikrofona që do të mund të fiken, kështu kandidatët mund të flasin pa u penguar nga njëri-tjetri, ka njoftuar Komisioni Presidencial për Debate më 19 tetor.

Ky Komision është duke bërë ndryshime për të shmangur ndërhyrjet që kanë dominuar gjatë debatit të parë, duke përfshirë edhe sulmet verbale dhe ofendimet.

Sugjerimi për fikje të mikrofonave ka ardhur pothuajse menjëherë pas debatit të parë, pasi Komisioni që organizon këto debate ka dhënë shenja se ndryshimet mëtojnë të rikthejnë dinjitetin në debatin e ardhshëm, që do të zhvillohet më 22 tetor.

Komisioni shpreson që kandidatët do ta respektojnë kohën e njëri-tjetrit, gjë e cila do ta avancojë diskursin civil në të mirë të publikut”, ka thënë Komisioni përmes një deklarate.

Debati i ardhshëm do të jetë i fundit që do ta shohin votuesit para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Teksa votimet e hershme përmes postës veçse janë hapur, më shumë se 30 milionë amerikanë është raportuar të kenë votuar, gjë e cila pritet të kufizojë kapacitetin e Trumpit për të riformësuar këtë proces zgjedhor, ndërkohë që synon të tejkalojë Bidenin nëpër sondazhe.

Fikja e mikrofonave do t’i mundësojë secilit kandidat që të deklarohet për dy minuta pa u penguar në 15 minutat e parë të secilit segment të debatit. Pas kësaj kohe, të dy mikrofonat do të hapen për diskutim.

Presidenti Trump është i përkushtuar për të diskutuar me Joe Bidenin pavarësisht ndryshimeve të minutës së fundit nga një komision paragjykues dhe tentimet e tij të fundit që të ofrojë përparësi për kandidatin e tij favorit”, ka thënë Bill Stepien, menaxheri i fushatës së presidentit aktual në Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe :  Trupa të huaj në 4 marka qumështi italian, Ministria: Janë tërhequr nga tregu

Fushata e Trumpit ka thënë se kundërshton këto ndryshime, mirëpo prapë se prapë, Trump do të marrë pjesë në debat. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

A janë burrat dhe gratë të barabartë përballë përjetimit të dhimbjes?

A e ndjejnë njësoj dhimbjen burrat dhe gratë? Shkenctarët zbulojnë se pabarazitë gjinore gjenden edhe në fushën e shëndetit....

Xhonatan Islami u rrëzua me parashutë, Roza Lati: Shqiponjat nuk vriten kollaj

Pak ditë më parë, Xhonatan Islami pësoi një incident në ajër. Të gjithë u shqetësuan për shëndetin e tij, ndërkohë që padyshim të shumta...

Detaje nga krimi brenda familjes në Prizren, babai telefonoi policinë pasi kreu aktin

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Prizrenin mëngjesin e sotëm ku babi ka goditur me thikë bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura, ku fatkeqsisht...

Noka mesazh Suel Çelës: Mos telefono komisionerët e PD. Elbasani nuk mbahet me banda

Flamur Noka nga Elbasani ka përcjell një mesazh për Suel Çelën, duke i bërë thirrje atij që të mos kërcënojë demokratët dhe mos telefonojë...

U zu poshtë nga masivi i inerteve, ende asnjë shenjë nga 29 vjeçari në Mat

Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të...

Lajme të tjera

Web TV