SHBA heq Sudanin nga lista e zezë e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të heqin Sudanin nga lista e zezë e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

Presidenti Donald Trump e bëri këtë deklaratë, pasi qeveria e Khartoum ra dakord të paguante 335 milionë dollarë për shtetasit amerikanë që ranë viktimë e sulmeve terroriste në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani nga Al-Kaida në vitin 1998.

Sapo pagesa të kryhet plotësisht, Sudani do të dalë nga lista.

Më në fund drejtësi për popullin Amerikan dhe një hap i madh për Sudanin”, shkruajti kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Një lëvizje historike që shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Qeveria kalimtare e Sudanit, e cila mori pushtetin vitin e kaluar pas përmbysjes së diktatorit Omar al-Bashir, i rrëzuar nga një kryengritje popullore është vënë nën presion nga zyrtarët amerikanë gjatë muajve të fundit për të paguar dëmshpërblimin.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo diskutoi në lidhje me heqjen e sanksioneve me kryeministrin sudanez, Abdalla Hamdok në muajin gusht gjatë një vizite në Khartoum.

Faleminiderit shumë, presidenti Trump. Ne shpresojmë që njoftimi i tij zyrtar në Kongres ta heqë Sudanin nga lista e zezë e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, një fakt që i kushtoi vendit shumë”, shkruajti të hënën kryeministri Hamdok.

Ne jemi të gatshëm të zhdukim çdo shenjë të regjimit të më parshëm sudanez, pasi ne jemi paqedashës dhe kurrë nuk kemi mbështetur terrorizmin”.

Vendimi i Trump i shpallur të hënën me datë 19 tetor, përforcon zërat se një marrëveshje e re po vjen mes Sudanit dhe armikut të tij historik Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve, veçanërisht pas marrëveshjeve të nënshkruara nga vendet e tjera arabe si Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini.

Lexo edhe :  Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Statusi, si një “sponsor i terrorizmit”, i ka mohuar Sudanit mundësinë e ndihmës së huaj për të cilën sot ka shumë nevojë.

Ekonomia e vendit, në fakt, është penalizuar rëndë për vite të tëra nga qeverisja e keqe e Omar al-Bashir, gjithashtu edhe nga konfliktet e brendshme të vazhdueshme, trazirat politike dhe së fundmi nga pandemia Covid-19.

Mallrat ushqimore, karburanti dhe ilaçet janë shumë të shtrenjta.

Më shumë se 224 persona humbën jetën dhe 4 mijë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit të dyfishtë të ambasadave në Tanzani dhe Kenia me datë 7 gusht të vitit 1998 nga Al-Kaeda, e cila në atë kohë drejtohej nga Osama bin Laden.

SHBA, e shpalli fajtor Sudanin për ofrimin e mbështetjes së tij Al-Kaedës, atëherë kur Bin Laden jetonte atje në vitet 1991 dhe 1996.

Sudani hyri në listën e zezë në vitin 1993. Ai është pjesë e kësaj liste së bashku me tre vende të tjera: Irani, Koreja e Veriut dhe Siria.

Presidenti amerikan e ka fuqinë për të hequr një vend nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, por Kongresi ende nuk e ka shqyrtuar marrëveshjen, i cili ka 45 ditë kohë për ta kundërshtuar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Lajme të tjera

Web TV