Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të mjekut Astrit Haziri.
Nëpërmjet një postimi në facebook Brataj është shprehur që Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjekësor.
Brataj më tej shkruan që Haziri ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues.
“Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës”, shkruan Brataj.
Brataj dhe Haziri kanë qenë shokë shkolle.
“Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mire”, ka shkruar Brataj në facebook.
Mjeku i njohur në Kukës, Astrit Haziri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Haziri shërbente si mjek familjjeje në spitalin e Kukësit dhe ka ndërruar jetë në Turqi.
Mjeku Astrit Haziri ka qenë edhe Kryetari Këshillit Bashkiak Kukës në periudhën 2003-2007.
Haziri është mjeku i dytë që ndërron jetë për shkak të COVID-19 në qarkun e Kukësit. Më herët në muajin gusht ndërroi jetë pas infektimit, mjeku tropojan, Anibal Byberi./Jo.Be/Fjala.al