Takimi Liga-Qeveri/ Fidel Ylli: Ja kur do t’i japim zgjidhje problemeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar para pak minutash, takimi te Ministria e Financave, mes përfaqësuesve të Ligës Profesioniste dhe qeverisë.

Në prononcimin pas këtij takimi, deputeti Fidel Ylli u shpreh për mediat se ishte një takim ku në të shumtën e rasteve problemet e Ligës thuajse janë të zgjidhura, ndërsa ka ngelur vetëm problemi i Ligjit të Sponsorizimit.

Ministria ishte shumë bashkëpunuese sot. Kërkohet një konfirmim edhe nga qeveria për faljen e gjobave. Në qoftë se do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj specifik në parlament. Kërkon një vendim politik, nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, por do bëhet për të gjitha bizneset”, u shpreh Ylli.

Më tej ai sqaroi se do të jetë një vendim që sportit do t’i vlejë për një afat të gjatë. “Debatet sjellin zgjidhen e problemit, jam i bindur që kjo situatë do të zhbllokohet shumë shpejt. Kur flitet për financat, gjithë ministrat dhe këshilltarët debatojnë.

Jemi në një vit të vështirë, tërmet, pandemi, biznese të rrënuara dhe qeveria ka vështirësi të mëdha. Janë zgjidhur 90% e kërkesave, ka ngelur vetëm Ligji i Sponsorizimit. Ka 2 variante, varjani jonë dhe i Ligës. Të dyja variantet konvergojnë, vetëm duhet gjetur modaliteti se si do zgjidhet”, tha Fidel Ylli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Autoritetet bëjnë të ditur se...

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Lajme të tjera

Web TV