DW: Gjermania nuk jep viza për kujdestarë për fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronës u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët. Kush do të vijë si au-pair në Gjermani nuk merr dot për momentin vizë.

Në Gjermani ka rreth 15,000 të reja dhe të rinj që punojnë si au-pair, më shumë se 9,000 syresh nga vende jashtë BE-së. Në krye të listës: Kolumbia dhe Gjeorgjia, pasuar nga Ukraina, Rusia, Madagaskari, Zimbabve, Brazili dhe Vietnami.

Termi au-pair vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë “reciprokisht”, kjo do të thotë që të rejat dhe të rinjtë që vijnë si au-pair tek një familje gjermane duhet të kujdesen 30 orë në javë për fëmijët dhe të bëjnë punë të lehta shtëpie.

Për këtë punë dhe ndihmë familja u garanton një dhomë më vete, ushqim, para xhepi 280 euro në javë, të drejtën për pushime dhe kohë të lirë si dhe ndjekjen e një kursi për gjermanishten. Prandaj ka mjaft të reja e të rinj që e konsiderojnë ofertën tërheqëse sepse u mudëson të njohin intensivisht gjuhën dhe kulturën e vendit ku shkojnë.

Por për shkak të pandemisë korona shumë të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së e kanë të pamundur të vijnë në Gjermani, sepse nuk marrin dot vizë. Kjo përbën problem edhe për familjet gjermane, sepse kur të dy prindërit punojnë nuk ka kush t’u mbajë fëmijët.

Kërkesë e madhe që i hap shtigje ilegalitetit

Shoqata e Ndërmjetësimit të Au-pair në Gjermani di për raste, në të cilat të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së kanë hyrë në BE përmes Francës dhe më pas kanë ardhur për të punuar si au-pair në Gjermani. Po ashtu ka edhe mjaft raste që të reja dhe të rinj të cilëve u mbaron kontrata si au-pair si edhe vizat, por që gjendjen ende në Gjermani, marrin në mediat sociale oferta financiarisht tërheqëse që të qëndrojnë dhe të transferohen në një familje tjetër, madje edhe në mënyrë të paligjshme.

Lexo edhe :  Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me korona në Gjermani nuk pritet që qeveria të vendosë para pranverës së vitit të ardhshëm që të rejat dhe të rinjtë që duan të vijnë si au-pair në një familje gjermane të kenë të drejtën të pajisen me viza.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV