Frutat e thata, çelësi juaj për një zemër të shëndetshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frutat e thata mund të jenë një mburojë shumë e mirë kundër çrregullimit të ritmit kardiak. Konsumi i rregullt i arrave, bajameve dhe lajthive, mund të ndihmojë në reduktimin e problemeve të tilla.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i Karolinska Institutet dhe Universitetit të Uppsala, në Suedi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore “Heart”.

Sipas studiuesve, një konsum i rregull i frutave të thata, redukton rrezikun për të zhvilluar insufiçencë kardiake.

Për të arritur në këtë përfundim, u mor në studim regjimi ushqimor dhe stili i jetës i mbi 61 mijë suedezëve me moshë nga 45 në 83 vjeç.

Shëndeti i tyre kardiovaskular u monitorua për 17 vjet, ku gjatë kësaj kohe ndodhën 4983 infarkte, 3160 raste të insufiçencës kardiake dhe 7550 raste të rrahjeve të çrregullta të zemrës.

U konstatua se konsumi i rregullt i frutave të thata, është i lidhur me një rrezik më të ulët të çrregullimeve të rrahjeve të zemrës.

Studiuesit shpjegojnë se frutat e thata dhe veçanërisht arrat, janë burim i acideve yndyrore natyrore, proteinave, fibrave, mineraleve, vitaminës E, folateve dhe një sërë elementësh të tjerë.

Konsumi i tyre përmirëson shëndetin karidovaskular, nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: SPAK, politikë linçuese ndaj Metës e Veliajt

Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka bërë disa deklarata të forta në...

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe...

Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë

Prej më shumë se 24 orë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin Vastak të fshatit Dukat të Vlorës, ku deri tani janë shkrumbuar...

“Nuk jemi në plazh!”/ Gazetaret sportive në qendër të kritikave për veshjet provokuese

Disa nga prezantueset më të njohura të DAZN Italy, Eleonora Incardona, Giusy Meloni, Diletta Leotta dhe Marialuisa Jacobelli janë bërë virale për paraqitjet e...

Shitet për 5.5 milionë $ rezidenca luksoze e stilistit të famshëm Karl Lagerfeld

Rezidenca luksoze e shekullit të 19-të që i përkiste mjeshtrit të ndjerë të modës së lartë Karl Lagerfeld u shit në ankand për 5.5...

Lajme të tjera

Web TV