Habit Miley Cyrus: Po ndiqesha nga UFO-t teksa i jepja makinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus tha se ishte ndjekur nga një UFO, teksa i jepte makinës, dhe bëri kontakt “sy më sy” me një alien.

Në një intervistë të fundit, Miley ka rrëfyer eksperiencën e saj me krijesat jashtëtokësore.

“Po i jepja makinës në San Bernardino me një shok, dhe po ndiqeshim nga një lloj UFO-je. Jam shumë e sigurtë për atë që pashë.”, tha këngëtarja gjatë intervistës, ndërkohë që pranoi se para këtij takimi kishte konsumuar marijuanë, kështu që ekziston mundësia që alienin të mos e ketë parë në realitet.

“Mënyra më e mirë për ta përshkuar është si një borëpastruese që fluturon. Kishte një pjesë të madhe përpara dhe ishte ngjyrë e verdhë. E pashë që fluturonte, dhe shoku im e pa gjthashtu”, tregon Miley.

Sipas saj, edhe të tjerë persona në rrugë ndaluan që ta shihnin objektin dhe jo të gjithë kishin konsumuar marijuanë. Pas deklaratës që u komentua jo pak të Demi Lovato-s, e cila tregoi se kishte parë gjatë një fundjavë në fshat, alienë, këtë herë është Miley Cyrus që ka rrëfyer eksperiencn e saj me krijesat jashtëtokësore.

Ndërkohë, kujtojmë se para disa kohësh ishte Post Malone që tha se kishte pasur një eskperiencë të ngjashme me alienët.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Projekti revolucionar, Anglia do të thithë karbonin nga deti

Një projekt pilot inovativ i quajtur SeaCURE ka nisur në bregun jugor të Anglisë, duke sjellë një qasje të...

Bloomberg: Plani i Trump për fundin e luftës! Rusët mbeten në territoret e pushtuara

Bloomberg ka publikuar një artikull lidhur me luftën në Ukrainë dhe planin e SHBA-ve, për t’i dhënë fund luftës. Në një përpjekje të re dhe...

Big Basta: Ja çfarë na bënë policët malazezë kur ishim duke shkuar për një koncert

“Big Basta”, gjatë një bashkëbisedimi me Erand Sojlin në “Ferma Vip” ka rrëfyer një histori të pazakontë që i ka ndodhur së bashku me...

Atentatet mafioze s’kursejnë as të miturit, Berisha: Krimin e ndërsen Kryeministri

Sali Berisha bën përgjegjës Kryeministrin Rama për situatën e rendit në vend, duke sjellë si shembull dy ngjarjet mafioze, atë në Lezhë e Tiranë. “Mbrëmë...

Ulet norma e interesit të euros! Vendimi i Bankës Qëndrore Europiane pas tarifave të SHBA

Tarifat e vendosura nga SHBA edhe në drejtim të BE kanë sjellë edhe efektet e para. Si një pasojë direkte, Banka Qendrore Europiane uli normat...

Lajme të tjera

Web TV