Inceneratori ndriçon dhe ngroh Vjenën, qytetin e Mozartit, por tmerron Shqipërinë e helmuar nga plehrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Prof. Dr. Seit SHALLARI

Megjithëse ende plehrat janë nëpër rrugë, përrenj dhe lumenj, media vazhdon të flasë për sagën ose serialin “incenerator”, thua sikur nga oxhaku i tyre dalin shtëllungat e Coronavirusit.

Këta që i fryjnë fyellit as që e kanë idenë se Shqipëria është shëmtuar dhe helmuar për 30 vite rresht nga plehrat. Qytetarët, përfaqësuesit e komuniteteve, institucionet e gjithë shoqëria për 3 dekada nuk arriti të kuptonte dhe të ndahej nga plehrat: ne që votuam e zgjodhëm përfaqësuesit tanë, nuk ju kërkuam atyre të na largonin plehrat, nga lagja ose fshati; ata që na përfaqësuan, për tre dekada nuk u kujtuan të pastronin Shqipërinë, qytetin apo fshatin nga plehrat.

Ne Shqiptarët nuk e kemi kuptuar se bashkë me plehrat ngjizen mikrobet që vijnë bashkë me insektet nga dritaria në shtëpinë tonë, janë po ato mikrobe që tmerruan dhe morën jetën e miliona europianëve për shekuj me radhë, “murtaja, kolera, turbekulozi” dhe shumë sëmundje të tjera.

Ndaj të huajt tmerrohen kur shohin plehra në Shqipëri. Ne shqiptarët nuk e kemi kuptuar se plehrat që hedhim në lumë helmojnë burimet e ujit dhe vijnë nëpërmjet ujësjellësit në rubinetin e shtëpive tona. Ndaj të huajt çuditen kur shohin plehrat nëpër fushat, përrenjtë dhe lumenjtë tanë.

Ne shqiptarët nuk e kuptojmë se “kimikatet” që janë pjesë e plehrave ndotin tokën, ujin, ushqimet dhe depozitohen ditë pas dite në trupin tonë, gradualisht, deri sa e keqja të godasë rëndë shëndetin e të dashurve tanë.

Ndaj turistët nuk tolerojnë plehrat aty ku shkojnë. Ne shqiptarët nuk e kuptojmë sepse plehrat vrasin ngadalë dhe pa zhurmë, sepse duhen muaj ose shumë vite për të kuptuar efektet e rënda shëndetësore siç janë sëmundjet e pashërueshme: alergji, astma, sëmundje lëkure, sterilitet e deri tek mutacionet dhe sëmundjet kancerogjene etj. Ndaj ne shqiptarët duhet të kemi frikë nga plehrat.

Lexo edhe :  Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi...

Inceneratorët janë bërë si përralla e gjyshes me gogolin, rrini rehat, mbajini plehrat në shtëpi ose hidhini ku të doni, sepse ju sjellim “gogol inceneratorin”.

Askush nuk flet për teknologjinë e inceneratorëve ose mënyrën se si ata duhet të funksionojnë. Ndërkohë prej dekadash në mes të Vjenës, plehrat digjen në një incenerator duke mbajtur të pastër, duke ngrohur dhe ndriçuar gjatë dimrit qytetin e Mozartit.

Të fundit

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet...

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me...

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij, po...

Lajme të tjera

Web TV