Masturboi drejtpërdrejt në Zoom: ‘New Yorker’ pezullon analistin Jeffrey Toobin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prestigjiozja amerikane “New Yorker” pas 25 vitesh ka pezulluar nga puna analistin Jeffrey Toobin, pasi u shfaq duke masturbuar në aplikacionin Zoom.

Sipas asaj që shkruan revista “Vice”, e cila publikoi lajmin për herë të parë, Toobin do merrte pjesë në një lidhje, ku do fliste për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Analisti ishte thirrur më parë nga organizatorët për t’u siguruar se gjithçka do shkonte mirë me transmetimin dhe videon, pa e menduar fare se mund të thirrej edhe njëherë tjetër, ndërsa në ato momente ai po masturbohej, pa e kuptuar se kishte lënë kamerën ndezur.

Rasti nuk u mohua nga Toobin, i cili deklaroi se nuk e kishte kuptuar se kishte lënë kamerën ndezur.

Mendova se askush nuk mund të më shihte. Isha i bindur në vetvete se e kisha fikur kamerën”, tha ai.

Në kohën kur lajmi u publikua, zëdhënësja e “New Yorker”, Natalie Raab nxori një deklaratë për mediat në të cilën theksohet se “Jeffrey Toobin është pezulluar nga puna deri në një hetim të plotë të asaj se çfarë kishte ndodhur”.

Kurse drejtori, David Remnick u dërgoi një email të gjithë punonjësve të tij, duke iu shkruar: Të dashur kolegë, siç mund ta keni lexuar një nga analistët tanë Jeffrey Toobin u pezullua nga puna pas një aksidenti në Zoom javën e kaluar. Ju lutem merrni seriozisht këto çështje.

Pas publikimit të këtij skandali, Toobin u pushua edhe nga CNN./Re.D/Fjala.al

 

 

Të fundit

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Lajme të tjera

Web TV