Mjekët: Disa njerëz mund të vuajnë nga diabeti pas infektimit me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithnjë e më shumë raporte tregojnë se mposhtja e sëmundjes e koronavirusit të ri është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Duke folur statistikisht, shkalla e vdekjes nga COVID-19 qëndron rreth 3% në të gjithë botën, me një farë shkalle ndryshimi midis vendeve. Kjo do të thotë që shumica e njerëzve do t’i mbijetojnë infeksionit – por lufta e tyre me simptomat e koronavirusit të ri nuk do të mbarojë, pasi mund t’i vuajnë gjatë gjithë jetës së tyre. Mjekët besojnë se patogjeni mund të krijojë një lloj komplikacioni që nuk mund të zhduket kurrë.

Diabeti është një nga faktorët më seriozë që jep ndërlikime deri në vdekje, dhe rezulton se mund të ketë një lidhje tjetër çuditëse midis dy sëmundjeve. Koronavirusi i ri mund të shkaktojë diabet në disa pacientë dhe sic dihet diabeti është një lloj sëmundje kronike që ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm. Mjekësia moderne mund të përmirësojë menaxhimin e të dy llojeve të diabetit, por nuk ka shërim. Dhe nëse jetesa me diabet ishte shumë më e lehtë në të kaluarën, tashmë do të jetë më e vështirë pasi do të thotë se nëse shumë persona infektohen me Covid-19 dhe si pasojë do të kenë diabet kjo do të sjellë një rritje të cmimit për insulinat.

Një 28-vjeçar nga Mesa, Arizona kishte simptomat të COVID-19 në qershor, shkruan Reuters . Por vetëm disa javë pas shërimit të tij ai përjetoi simptoma të rrezikshme për jetën. Ai u ndje i dobët, filloi të vjella dhe fatkeqësisht humbi jetën në mes të natës. Mjekët e kishin futur në ICU pasi e shpëtuan nga koma dhe thanë se ai kishte diabet të tipit 1. Më parë ai nuk kishte histori të sëmundjes dhe mjekët mendojnë se ishte COVID-19 e shkaktoi atë.

Mjekët kanë hasur raste të tjera të ngjashme midis të mbijetuarve nga COVID-19, përfshirë fëmijët. “COVID mund të shkaktojë diabet “, tha Dr. Francesco Rubino. Rubino është një studiues i diabetit dhe kryetar i kirurgjisë metabolike dhe bariatrike në King’s College në Londër.

Eksperti i diabetit aktualisht po mbledh të dhëna nga pacientë të tjerë në një përpjekje për të shpjeguar se si virusi mund të shkaktojë shfaqjen e diabetit. Më shumë se 300 mjekë në të gjithë botën kanë aplikuar për të ndarë rastet për rishikim dhe numri mund të rritet.
“Këto raste po vijnë nga çdo cep i botës dhe çdo kontinent,” tha Rubino.

Lexo edhe :  Gazeta Fjala, 8 Maj 2024

Shkaktimi i diabetit nga COVID-19 mund të ndodhë disa muaj pas shërimit. Virusi mund të ndikojë në aftësinë e trupit për të prishur sheqerin, dhe më pas do të vazhdojë të grumbullohet brenda trupit dhe të çojë në komplikime të rrezikshme për jetën. Mjekët kanë qenë dëshmitarë të urgjencave diabetike në pacientë të cilët nuk treguan ndonjë faktor rreziku për sëmundjen, si për shembull nuk ishin moshë e madhe peshës.

Një djalë 12-vjeçar përjetoi simptoma të lodhjes këtë verë të cilat besohet se i janë shkaktuar nga Covid-19 dhe mund të ketë qenë asimptomatik. Më 9 korrik, gjendja e Atticus Simis u përkeqësua dhe ai u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët i thanë babait të tij se djali kishte nivele të rrezikshme të larta të sheqerit në organizëm e tij. Djali e kishte shumë të lartë nivelin e sheqerit dhe ajo mund ta kishte çuar në koma.

Arthur, i ati i djalit beson se ai kishte koronavirus në pranverë kur ai dhe gruaja e tij Sara kishin përjetuar simptoma. Asnjë prej tyre nuk u testua në atë kohë sepse testet e Covid ishin të pakta. Atticus rezultoi negativ për koronavirus në ICU, por ai nuk u testua për antitrupa që mund të provonin nëse ai e kishte kaluar atë.

Më shumë fëmijë si Atticus janë diagnostikuar me diabet të tipit 1. Studiuesit nga Kolegji Imperial në Londër zbuluan se rastet u dyfishuan nga fundi i muajit mars deri në fillim të muajit qershor, duke e krahasuar me pesë vite më parë.

Spitali i Fëmijëve në Los Angeles tha se përqindja e pacientëve të diagnostikuar me diabet të tipit 2 është gati dyfishuar nga marsi deri në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë në 2018 dhe 2019. Mjekët atje po hetojnë gjithashtu lidhjet midis rritjes numri i rasteve të diabetit dhe COVID-19.

Përshtati për Fjala.al Restina Guri

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV