Pa maska në rrugë/ Policia vendos 769 gjoba në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka vendosur 769 gjoba në 24 orët e fundit në të gjithë vendin për qytetarët që janë konstatuar pa maska, jashtë ambienteve të shtëpisë dhe në makina.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe gjobitur 22 persona që morën pjesë në protestën kundër ministrit të jashtëm grek, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare ditën e djeshme në Tiranë.

“Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik,” njoftojnë uniformat blu ndër të tjera.

Duke falënderuar respektuesit e masave mbrojtëse, Policia e shtetit u bëri thirrje qytetarëve të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme uniformat blu vendosën 522 masa administrative për qytetarët që nuk respektuan rregullat anti-covid.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit...

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria e Jashtme e Koresë së...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i...

Lajme të tjera

Web TV