Probleme me stomakun? Katër këshilla për të shmangur shqetësimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh keni shqetësime në stomak dhe konsumoni produkte të caktuara për t’u ndier më mirë. Ushqyerja e shëndetshme shkon krah për krah me mirëqenien e stomakut. Më poshtë po ju tregojmë katër këshilla të vlefshme për të qetësuar dhimbjet e stomakut.

Të thartat

Ushqimet e tharta dhe të hidhura stimulojnë formimin e enzimave tretëse për ushqimin. Ekspertët  rekomandojnë që përpara një vakti të rëndë hani një sallatë me spinaq e barishte të egra të spërkatura me lëng limoni. Gjysmë ore përpara një vakti mund të pini një gotë ujë me lëngun e një gjysmë limoni ose gjysmë luge gjelle me uthull molle.

Pikantet

Xhenxhefili, një zhardhok pikant është kura më e mirë për tretjen. Ai qetëson stomakun, lehtëson tretjen, eliminon fryrjen dhe të përzierat.

Lëvizja

Ekspertët thonë se njerëzit që duan të përmirësojnë tretjen duhet të kryejnë aktivitet të rregullt fizik.

Hidratimi

Nëse njeriu nuk pi mjaftueshëm ujë, trupi do të vuajë nga konstipacioni. Uji është i domosdoshëm për prodhimin e lëngjeve tretëse pa të cilat njeriu vuan nga gazrat, fryrja dhe të përzierat. Ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve...

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV