Basha shpjegon “aferën” e inceneratorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e shpjegoi “aferën” me inceneratorin e Fierit me një shembull kur një qytetar shkon të blejë një televizor me këste.

Kryedemokrati Basha i pyeti gazetarët nëse përveç parametrave të televizorit u intereson edhe çmimi. “Mund ta doni të madh, të bukur, me ngjyra, por çmimi është tepër i lartë”, u tha Basha, i cili e solli këtë shembull për të theksuar se sipas tij, në kontratën e inceneratorit të Fierit kishin harruar të vendosnin çmimin.

Faleminderit Klodianëve që na keni vjedhur kaq pak, se mund ta vendosnin 400 milion euro”, ironizoi Basha.

Po ju tregoj një fakt tronditës për një nga tre kontratat, për atë të kontratës së inceneratorit të Fierit. Mendoni për një moment se po shkoni të blini një televizor, do ta blini me këste. Ky është pak a shumë konstrukti për inceneratorin e fierit, me këste.

 Ju do të keni kërkesat tuaja, madhësinë e televizorit, aftësinë e shërbimeve, një kriter shumë i rëndësishëm do të jetë edhe çmimi. Mendoni për çmimin kur shkoni të blini televizor apo jo. Dhe çmimi në vlerësimin tuaj zë vend të veçantë, se ju mund të doni një televizor të madh, të bukur me ngjyra, por çmimi është tepër i lartë. Kështu funksionon dhe prokurimi publik. Një kriter është çmimi.

Por është bërë pazari, është mbyllur kapari, janë ndarë aksionet, janë hapur llogaritë bankare, janë transferuar ryshfetet, pastaj janë kujtuar për një kontratë. Në shekullin e 21 Republika e Shqipërisë ka një dokument që do të hyjë në arkiv si tregues i korrupsionit më të madh që ka përjetuar Ballkani.

Shikoni o shqiptarë, kanë harruar çmimin. Nuk është kriter çmimi. Më mbetet vetëm të falenderoj Klodianët apo Mërtirët, që nuk e kanë vënë taksën 400 milion, faleminderit që na keni vjedhur kaq pak. E paskeni patur dorën e lehtë,” deklaroi mes të tjerash Basha në takimin me gazetarët.

Lexo edhe :  CEO në pranga, aksioni te zyrat e "Bankers" në Fier, jepen 14 urdhërarreste

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet

I rikthyer sërish në Bashkinë e Vlorës ku ka zhvilluar një takim, Rama u përball edhe me pakënaqësitë e...

Rama do të mbledhë bashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin  Durrësit. Referuar...

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Lajme të tjera

Web TV