Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me dakortësinë e Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e kufirit detare duke thënë se kjo është mënyra se si shtetet serioze i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.
“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” u shpreh Mitsotakis, sipas mediave greke.
Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dy ditë më parë, pas takimit të kryeministrit Rama me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë.
Pa.Va/Fjala.al