Fillimi i mësimit në fakultete, miratohen rregullat anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 2 nëntor studentët do të kthehen në auditorë, me protokoll sigurie të masave anti- Covid. Senati i Universitetit të Tiranës publikon rregulloren për mbrojtjen nga koronavirusi në ambientet e fakulteteve.

Në rregullore përcaktohen masat që do të merren për zhvillimin e një mësimi më të sigurt në këtë kohë pandemie, ku theksohet se si do të veprohet nëse evidentohen raste pozitive me virus, distanca që duhet mbajtur, si dhe oraret kur do të zhvillohet mësimëdhënia.

Nga Ina Allkanjari

Ndërsa na ndajnë rreth dy javë nga fillimi i vitit të ri akademik për arsimin e lartë, Senati i Universitetit të Tiranës miraton rregulloren anti-Covid. Kjo rregullore ka si objekt përcaktimin e mekanizmave për mbrojtjen nga infeksioni i COVID-19 dhe për sigurimin e funksionimit normal të Universitetit të Tiranës në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në rregullore theksohet se mbajtja e maskave nga studentët dhe personeli në mjediset e brendshme dhe të jashtme të fakulteteve është e detyrueshme. Lidhur me lëvizjet në ambientet e brendshme të fakulteteve, nënvizohet se lëvizja e studentëve në auditorë, laboratorë dhe nëpër korridore, duhet të jetë e përcaktuar në mënyrë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të.

Gjithashtu, bëhet me dije se studentët do të kontrollohen me matës temperature në hyrje të godinës dhe, nëse konstatohet dikush me temperaturë të lartë, ai izolohet në një ambient dhe njoftohen instancat përkatëse. Ndërkohë theksohet se në auditor distanca duhet të jetë nga 1,5 – 2 metra, si dhe nuk do të lejohet konsumimi i ushqimeve. Nëse numri i studentëve do të jetë më i madh se hapësira e auditorit, do të ndahen në nëngrupe, duke e zhvilluar mësimin me turne.

Shmangia e rasteve të dyshuara

Studentët me shenja të sëmundjes këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të informojnë sekretarinë mësimore përmes telefonit ose me e-mail. Sekretaria informon personin përgjegjës për çdo rast të vetëdeklaruar. Ndërsa personeli akademik, ndihmësakademik dhe administrativ me shenja të sëmundjes këshillohet të qëndrojë në shtëpi dhe të informojë strukturën e burimeve njerëzore përmes telefonit ose me e-mail.

Kjo strukturë informon respektivisht drejtuesin e njësisë ose administratorin për çdo rast të vetëdeklaruar, në varësi të kategorisë së punonjësit. Struktura e burimeve njerëzore në çdo njësi përbërëse verifikon gjendjen shëndetësore të studentit apo të personelit akademik, ndihmësakademik dhe administrativ dhe ndjek ecurinë e gjendjes shëndetësore. Në rregullore theksohet se personat e konstatuar me temperaturë në hyrje të godinës, izolohen menjëherë nga personi përgjegjës dhe njoftohen instancat përkatëse.

Vetëkarantinimi i personave me kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuar

Sipas rregullores së miratuar nga Universiteti i Tiranës, kur mësimi zhvillohet në auditor, në rastet kur një person rezulton i prekur me infeksion COVID-19, personat që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të në institucion, vetëkarantinohen.

Personi i infektuar lajmëron institucionin nëpërmjet deklaratës së tij dhe më pas, grupi i punës, i ngritur për menaxhimin e situatës COVID-19 në institucion evidenton personat që kanë qenë në kontakt të drejtpërdretë me personin e sëmurë.

Ndërsa në rastet kur personi i infektuar me COVID-19 është student, atëherë i gjithë grupi me të cilin ai zhvillon mësim kalon në mësim në distancë për 14 ditë, në varësi të situatës së tyre shëndetësore.

Në rastet kur personi i infektuar me COVID-19 është personel akademik dhe ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me studentë, atëherë studentët kalojnë në mësim në distancë për 14 ditë, në varësi të situatës së tyre shëndetësore.

Kur personi i infektuar me COVID-19 është një personel ndihmësakademik/administrativ, atëherë personat që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë në zyrë kalojnë në punë në distancë, në varësi të situatës së tyre shëndetësore.

Në të gjitha rastet ambientet dezinfektohen pasi lajmërohen strukturat përkatëse. Në rregullore nënvizohet se moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim ose izolimin, apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal.

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin: – nëpërmjet kryerjes së veprimeve ose mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj; – kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia; – kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal.

Hyrja dhe dalja në dhe nga ambientet e Universitetit të Tiranës

Studentët do të hyjnë në ambientet e shkollës vetëm nga hyrja qendrore, sipas orareve të përcaktuara dhe të publikuara më parë. Ndërsa orari për hyrjen e studentëve rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga administrata e njësisë, në bashkëpunim me organet drejtuese të njësisë përbërëse.

Lexo edhe :  Anulimi i gjobave/ PS miraton ligjin, rrëzohet amendamenti i PD

Mësohet se studentët do të hyjnë në godinë, pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi të paktën 1,5 deri 2 m, duke u shmangur hyrjedaljet e përsëritura. Dalja nga mjediset e shkollës do të bëhet sipas rregullave, duke ruajtur distancimin fizik, nën mbikëqyrjen e personave përgjegjës të institucionit.

Sigurimi i distancimit fizik

Në mjediset e jashtme të shkollës do të ruhet distanca të paktën 1,5 – 2 m mes studenteve, duke vendosur shenja orientuese dhe duke afishuar informacion të dukshëm. Ndërkohë në auditor, laborator ruhet distanca prej të paktën 1,5 – 2 m mes studentëve. Nëse numri i studentëve është më i madh sesa hapësira e auditorit/laboratorit që do të duhej për të respektuar kushtin e distancimit fizik, mësimi zhvillohet duke e ndarë grupin në disa nëngrupe dhe duke e zhvilluar mësimin me disa turne, sipas një grafiku të caktuar.

Administrata, në bashkëpunim me organet drejtuese të njësive pëbërëse organizon vendosjen e tavolinave dhe shenjave orientuese. Ruajtja e distancës fizike të cituar më sipër për mjediset e mbyllura, aplikohet edhe në çdo formë tjetër të komunikimit mes personelit akademik dhe studentit, përfshirë konsultimet apo provimet, si dhe në çdo komunikim me administratën.

Mbajtja e maskave

Në rregullore theksohet se mbajtja e maskave nga studentët dhe personeli në mjediset e brendshme dhe të jashtme të fakulteteve, (auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra, korridore, oborre rrethuese) është e detyrueshme.

Ndërsa nënvizohet se maska duhet të jetë njëpërdorimëshe ose maskë prej tekstili, e cila duhet të lahet në 60 gradë C me larës të zakonshëm. Në hyrjen e çdo mjedisi të mbyllur afishohet një kujtesë lidhur me mbajtjen e maskave. Lejohet të hiqet maska apo të modifikohet përdorimi saj nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maskë të posaçme (transparente).

Dezinfektimi dhe higjiena

Sipas rregullores, studentët, personeli akademik dhe administrativ duhet të dezinfektojnë duart gjatë hyrjes/daljes në/nga auditori, laboratori, zyra, tualeti, duke përdorur mjetet dezinfektuese për këtë qëllim në katin përkatës. Administrata siguron ujë të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve dhe xhel me përmbajtje alkooli 60% në ambientet e njësive përbërëse.

Dezinfektimi i çdo auditori dhe zyre kryhet çdo ditë. Sipërfaqet e tavolinave në auditorë, laboratorë, zyra dhe pajisjet që ndodhen në to, dezinfektohen pas çdo aktiviteti mësimor dhe administrativ, duke përdorur lëndë dezinfektuese.

Korridoret e mjediseve ku zhvillohet veprimtaria mësimore dhe administrative pastrohen/dezinfektohen çdo dy orë. 7. Tualetet pastrohen/dezinfektohen çdo 30 minuta. Ndërsa dorezat, parmakët dhe sipërfaqe të tjera në mjediset pranë auditorit, laboratorit ku zhvillohet veprimtaria mësimore dhe administrative pastrohen/dezinfektohen çdo 30 minuta.

Në përfundim të procesit mësimor, administrativ, ambjenti përkatës dezinfektohet dhe mbyllet për t’u përdorur ditën vijuese të mësimit/punës. Personeli nuk do të përdorë mjetet e punës së njëri-tjetrit. Studentët dhe personeli do të shmangin maksimalisht marrjen në institucion të objekteve personale të panevojshme.

Në rast të përdorimit të një mjedisi (auditor/ laborator etj.) nga një grup studentësh, përdorimi i mëpasshëm i këtyre mjediseve nga grupe të tjera studentësh do të bëhet vetëm pas dezinfektimit të tyre.

Përgjegjësi të studentit

Sipas rregullores, studenti ka këto përgjegjësi: Të hyjë në godinë vetëm nëse do të firmosë formularin e vetëdeklarimit për situatën e tij shëndetësore dhe të familjarëve të tij, e cila shërben për të hetuar paraprakisht mundësinë e një vatre infeksioni COVID-19 dhe deklaratën personale për njohjen dhe respektimin e kësaj rregulloreje; Të njohë dhe të zbatojë rregulloren për masat mbrojtëse nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19.

Rregullorja do t’i bëhet e njohur nëpërmjet afishimit në këndin e njoftimeve, publikimit në faqen zyrtare të internetit dhe median sociale të institucionit; Të mbrojë veten nga infektimi dhe të mos bëhet përhapës i infeksionit tek të tjerët; Të paraqitet në institucion sipas grafikut të veprimtarisë mësimore dhe në rast kur ka të konfirmuar takim me personelin akademik ose administratën; Studenti nuk mund të hyjë dhe të dalë disa herë nga institucioni; Të respektojë distancën fizike prej të paktën 1,5 – 2 m në çdo lëvizje dhe qëndrim të tij brenda mjediseve të institucionit dhe në hyrje të institucionit; Të respektojë të gjitha rregullat e higjienës personale në institucion; Të mbajë maskë gjatë qëndrimit në institucion dhe të përdorë shami me një përdorim për hundën.

 la.mi/fjala.al

Të fundit

Tragjike në Pogradec, i moshuari i jep fund jetës duke u vetëvarur, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 70-vjeçar është gjetur i vetëvarur në...

Gripi i shpendëve, shkencëtarët japin alarmin: Fatal për gratë shtatzëna

Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në Institutin e Kërkimeve për Fëmijët...

‘Shmangni përmbytjet!’, MM: Priten reshje intensive në 5 qarqe

Java e ardhshme do të nisë me reshje shiu dhe dëbore dhe me ulje të temperaturave. Sot Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të...

Wrestling në zi, ndahet papritur nga jeta legjenda Rey Mysterio

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e “Wrestling”, Rey Mysterio. Legjenda e WWE mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme, duke lënë pas një...

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim...

Lajme të tjera

Web TV