Liga e Kampioneve mbyll ndeshjet e para në grupe, Reali shtanget në Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reali shtanget në Madridit, “favoritet” e tjera bëjnë detyrën në “premierë”. Pasi ka ngritur të martën siparin e fazës së grupeve, teksa janë luajtur 8 ndeshjet e para të 4 prej grupeve, E, F, G dhe H, veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka mbyllur të mërkurën ndeshjet e para edhe të 4 grupeve të tjera, A, B, C dhe D. Natyrisht, rezultati i mbrëmjes ka qenë humbja 2-3 që Reali i Madridit pësoi në shtëpi përballë Shahtjorit të Donjeckut.
Në fakt, fati i kësaj ndeshjeje u vulos në favor të ukrainasve në një blic prej 3 golash në 12 minuta në gjysmën e dytë të pjesës së parë, ndërsa 13-herë kampionët e Evropës gjetën dy gola në pjesën e dytë, por pa arritur t’u mohojnë fitoren miqve. Po në kuadër të grupit B, Interi ka arritur të shpëtojë një pikë në shtëpi përballë Borusias së Mënshengladbahut, teksa ndeshja u mbyll në barazim 2-2. Ndërkaq, në grupin A, takimi që nisi më herët, ai midis Salcburgut dhe Lokomotivës së Moskës, u mbyll në barazim 2-2.
Kurse në duelin tjetër, kampionia në fuqi e Evropës, Bajerni i Mynihut, e rinisi pikërisht aty ku e la sezonin e shkuar, duke korrur një fitore bindëse në fushën e vet ndaj spanjollëve të Atletikos së Madridit. Gjigandja bavareze shënoi dy herë në pjesën e parë dhe po aq herë në të dytën, duke korrur një fitore me shifrat 4-0 ndaj skuadrës madrilene, ndërsa Kingsli Koman firmosi një dygolësh vetjak. Në grupin C, Mançester Siti kapërceu pësimin e një goli dhe shënoi 3 herë, një herë në të parën dhe dy në të dytën, për të mundur Porton 3-1.
Në takimin tjetër, të luajtur në Greqi, Olimpiakosi ka mundur me një gol në fund Olimpikun e Marsejës. Dhe, së fundi, në grupin D, Liverpulit i ka mjaftuar një autogol për të mposhtur në Amsterdam Ajaksin, kurse Atalanta vijon të dëshmojë se sezoni i shkuar nuk ishte rastësi, duke fituar me shifrat 3-0 në Danimarkë ndaj Midtjyllandit, me 3 gola të shënuar në pjesën e parë e një në fund të së dytës.

Lexo edhe :  Besiktas i vendos çmimin Muçit, shqiptari “joshet” nga Serie A dhe Bundesliga

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Studimi/ Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta/ Linjat hekurudhore do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë minierën e kripës Pride, e...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku...

Lajme të tjera

Web TV