“Mëso të flasësh me etikë” Gjoni përplaset me Vasilika Hysin, e rrethon Garda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes deputetes Vasilika Hysi dhe deputetit Ralf Gjoni.

Gjoni u nxeh me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi duke i thënë se nuk i tregonte dot çfarë të fliste dhe se historia nuk ndryshohet me një fjalë në projektligj.

Më tej Gjoni është kapur me Braçen, teksa është ngritur për t’u ballafaquar me të, por tek foltorja i ka dalë përpara Garda.

Pjesë nga debati:

Gjoni: Zonja Hysi ske tagër të më flasësh mua për libra historie, se kam lexuar 3 fish më shumë se ti. Ju lutem mos përdhosni historinë e dini shumë mirë që jemi duke aplikuar një procedurë të papranueshme në Kuvend.

Pse mer një paragraf parashtrim mund të ndryshohet historia. Me çbaza po vendosni sot për ndryshimin e historisë. E dini shumë mirë që historia nuk ndryshohet me një paragraf. Po ata njerëz që ju i keni vrarë  e dergjur nëpër burgje. Ju me një parashtrim ndërroni historinë. Historia nuk është pronë e asnjë partie dhe individi është pronë e popullit shqiptar. Minimumi duhet ta tërhiqni këtë projektligj për të zbardhur historinë e Shqipërisë dhe të popullit. Po shkoni në shtypje pas shtypjes dhe se kuptoni çpo bëni.

Hysi: Meqë ke lexuar shumë, lexo edhe për detyrën që iu ka përfaqësuar zgjedhësi ta bëni. (i lexon rregulloren)

Gjoni nga salla: Nuk merr vesh asgjë nga ligji

Hysi: Të tërheq vëmendjen dhe mëso të flasësh me etikë. Të tërheq vëmendjen për herë të dytë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

Lajme të tjera

Web TV