Obama kundër Trump: Reputacioni ynë në botë është copë, presidenca e tij është një reality show

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca e Donald Trump është një reality show, reputacioni ynë në botë është bërë copë-copë”.

Kështu është shprehur 13 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ish-udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama.

Përgjatë një takimi në Filadelfia, ish-presidenti mbështeti kolegun e tij të partisë dhe Kamala Harris, por që fjalimi i tij u shndërrua shumë shpejt në një sulm të paparë ndaj Presidentit.

Zgjedhjet janë vetëm 13 ditë larg, por 13-ta është një numër me fat”, deklaroi Obama.

Përballë tij, ishte një audiencë e zgjedhur, e cila përbëhej nga afro-amerikanë dhe latinë dy komunitete që në shtetin e Pensilvanisë mund të krijojnë balancën.

Në fjalën e tij, Obama e quajti Trump “një xhaxha të çmendur”, duke cituar një frazë të lëshuar nga gazetarja e NBC, Samantha Guhtrie, e cila javën e kaluar e quajti kështu Presidentin gjatë një interviste.

Por, a mendoni për këtë?”, tha Obama.

Sipas tij, ky është Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe kjo nuk është një sjellje normale.

Obama sulmoi pasardhësin e tij për rihapjen e teorive të konspiracionit, për kërcënimet dhe kërkesat për burg për kundërshtarët politikë.

Në Filadelfia u fol gjithashtu për Obamacare, programi shëndetësor i prezantuar gjatë mandatit të Obamës dhe që Trump dëshiron ta anulojë.

Joe dhe Kamala do ta mbrojnë Obamacare, për këtë të jeni të sigurt. Republikanët kanë thënë për vite me radhë se ata do ta zëvendësojnë atë me një program të ri shëndetësor, por deri më tani kurrë nuk e kanë paraqitur një të tillë. Tani po thonë se duan ta realizojnë atë, në dy javët e fundit, por nuk ishin në gjendje për ta bërë për dhjetë vjet. E vërteta është se ata nuk e kanë në plan për ta zëvendësuar”, tha Obama.

Lexo edhe :  Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Sipas tij, presidenca e Trump është një reality show, pasi nuk ka treguar interes për askënd përveçse vetes, reputacioni vendit në botë është copë-copë, demokracia nuk mund të funksionojë me një President që gënjen çdo ditë.

Nuk është sjellje normale e një Presidenti, një sjellje e tillë s’tolerohet as nga një drejtor shkolle dhe as nga një trajner ekipi sportiv. Një sjellje të tillë nuk mund ta toleronim as në familjet tona, përveç ndoshta nga një xhaxha i çmendur. Le të mos ndodhë që këto zgjedhje të na bëjnë të pendohemi, pasi të gjithë e dimë dhe presidenti e ka thënë disa herë: Nëse rezultati është i pasigurtë, unë do të krijoj diçka”.

Obama, gjatë fjalës së tij, bëri thirrje për vëmendje, duke theksuar edhe njëherë tjetër se Trump është i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë.

Nuk më interesojnë sondazhet. Shkoni të votoni dhe bindni të tjerët ta bëjnë këtë”, tha ish-presidenti i SHBA-së./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV