Arratiset ‘nazisti grek’ i Agimit të Artë, hetimet shtrihen edhe në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet greke po kërkojnë një nga anëtarët kryesorë dhe ish-deputetin e partisë së ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”, Kristos Pappas, pasi refuzoi të dorëzohej pas vendimit të gjykatës që urdhëronte burgosjen e tij.

Policia ka shpallur në kërkim ish-deputetin, i cili mendohet se është arratisur pas një vendimi të gjykatës, që nxori urdhër-arreste për 39 persona, duke përfshirë edhe disa ish-deputetë të “Agimit të Artë”, të cilët u burgosën me akuzën e drejtimit të partisë si një organizatë kriminale.

Avokati i Pappas, Periklis Stavriankis i tha televizionit grek ERT se klienti i tij nuk do dorëzohet, pasi mendonte se dënimi i tij do të anulohej në apel.

Proceset gjyqësore në apel mund të zgjasin për vite me radhë në Greqi.

Kërkime edhe në Shqipëri

Hetimet për kapjen e tij po shtrihen edhe në Shqipëri dhe Itali, pasi policia nuk e përjashton si pistë se mund të jetë strehur në një vend fqinj.

Përveç kësaj, avokati i tij, duke folur të premten në mëngjes për SKAI nuk iu përgjigj pyetjes nëse klienti i tij është në Greqi ose jo, duke u shprehur se ende nuk ka folur më të, pasi nëse një gjë e tillë do të ndodhte, autoritetet do ta kishin të lehtë për ta zbuluar atë.

Sipas Stavrianakis, Kristos Pappas ishte vërtet nën vëzhgimin diskret të policisë, por arriti të shpëtonte.

Pappas është dënuar me 13 vjet e 3 muaj burg ngaa gjykatat greke për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ai është i njohur në Shqipëri edhe për deklaratat e tij pro Vorio-Epir.

“Vorio-Epir është një emërtim që daton në fillim të shekullit të kaluar, pra shekullit të XX, konkretisht pas vitit 1914. Për ne, historikisht nuk ekziston emërtimi Vorio-Epir në kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor. Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar”, do të shprehej vite më parë Kristos Papas.

Ndërsa do të bënte bujë edhe deklarata e tij se, “Shqiprëia nuk është shtet, Skënderbeu është grek dhe flamuri kuq e zi nuk është i shqiptarëve”.

Kush është Kristos Pappas

Lexo edhe :  Tabela Periodike dhe Tokat e Rralla/ Nga Zbulimet e Mendelejevit te Rëndësia e Ukrainës

Ai lindi në vitin 1962 në Athinë. Papas është i pagëzuar me emrin e gjyshit që ishte prift, origjina e tij është nga fshati Lipa që i përket zonës së Lakka të Sulit, krahinë që historikisht është banuar dhe banohet nga arvanitas ose grekë me origjinë shqiptare.

Fshati Lipa, nga është origjina e vërtetë e familjes Kristos Papas, është themeluar si fshat midis shek. 16-17 nga suljotët dhe ndodhet 51 km larg qytetit të Janinës. Lipa ka rreth 50 banorë sot dhe i përket komunës së Sellon të Bashkisë së Janinës. Ka një kala të vjetër dhe një kishë.

Në vitin 1997 ai bashkë me familjen rikthehet në Janinë ku hapi një biznes për shitjen e mobilieve COCO-MAT.

Kristos Papas është babai i tre fëmijëve.

Një proces maratonë

Shtatë vjet pas vrasjes së Pavlos Fyssas dhe pesë vjet e gjysmë pas fillimit të gjyqit të Agimit të Artë në 20 Prill 2015, gjykata shpalli verdiktin e saj për 68 të akuzuarit.

Nga njëra anë, akuzat ndaj anëtarëve të një partie parlamentare kanë të bëjnë me krijimin dhe administrimin e një organizate kriminale, përndjekjen e fenomenit nazist në Greqi, ndërsa nga ana tjetër, prokurori Adamantia Oikonomou ka vendosur që nuk ka asnjë organizatë kriminale dhe se të gjitha veprimet janë incidente të izoluara, të cilat nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, pra heqja e drejtimit politik në veprimet kriminale të Agimit të Artë.

Vendimi u dha nga kryetarja e gjykatës Maria Lepenioti, e cila u zgjodh për postin e presidentes në gjyqin e Agimit të Artë në Mars 2015.

“Agimi i Artë” u themelua si një grup neo-nazist rreth viteve 1980-të, duke qëndruar për vite me radhë në periferi të jetës shoqërore, por që me krizën financiare që kapi vendin në vitin 2010-2018, ata filluan të identifikoheshin dhe të binin më tepër në sy.

Me kandidimin e tyre si një parti me program nacionalist dhe populist, ata fituan disa vende parlamentare në katër palë zgjedhje, duke u pozicionuar si partia e tretë më e madhe në Greqi.

“Agimi i Artë” është akuzuar për krime të shumta, duke përfshirë gjithashtu edhe sulmet e dhunshme në rrugë ndaj emigrantëve dhe aktivistëve të majtë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Tragjedi në Kroaci, digjet shtëpia, humbin jetën 3 fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku tre fëmijë të mitur raportohet të kenë humbur jetën...

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u pleksur me atë virtualen, e cila u ofrohet...

Shfrytëzonte për prostitucion dy motra, arrestohet 19-vjeçarja në Berat

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçare, e cila shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e mitur. Njoftimi i policisë: Berat/Finalizohet si rezultat...

Pirja e duhanit plakë lëkurën

Tymi i duhanit është njëri ndër shkaktarët për zverdhjen e gishtave dhe thonjve, plakjes së lëkurës dhe rrudhave të rritura. Shumë duhanpirës kanë thonjtë dhe...

Rreth 7.5 mln euro!/ Celibashi zbulon sa është kostoja e votës së diasporës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët ka zbuluar se sa është kostoja e votës së diasporës. "Kosto e shtuar e votimit nga jashtë...

Lajme të tjera

Web TV