I dyshuar për 160 dhunime dhe sulme seksuale ndaj vajzave të mitura, ndalohet italiani në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 52-vjeçar nga Italia i cili kërkohej në Gjermani pasi dyshohet se ka kryer gati 160 dhunime dhe sulme seksuale, kryesisht ndaj vajzave të mitura, është arrestuar në Francë.

Brigada BNRF e Francës, për ndjekje të të arratisurve, ka bërë me dije se ka arrestuar të premten të dyshuarin në Rumersheim-le-Haut afër Mulhouse, shkruan rel. Ai ishte shpallur në kërkim pas dhunës që kishte ushtruar ndaj fëmijëve të partnereve të tij në periudhën 2000-2014.

Zyrtarët thanë se 122 dosje deri më tani janë hapur kundër tij në Gjermani.

Në mediat franceze është thënë se në mesin e sulmeve, që dyshohet se ai ka kryer, është edhe dhunimi i vajzës së tij vite më parë. Autoritetet gjermane kanë alarmuar homologët e tyre më 7 tetor, kur i dyshuari ka shkuar në Francë.

Pas identifikimit të vendndodhjes së tij, ai është ndaluar më 16 tetor. Aktualisht ai po mbahet në Kolmar, derisa të përfundojnë procedurat e ekstradimit./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të...

Nga hero kombëtar në tradhtar/ Përballja e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd....

Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Teksa vijojnë punimet kreu i qeverisë shprehet se do të...

Lajme të tjera

Web TV