Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Meta/ Balla: President hileqar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar nga Elbasani kthimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Presidenti.

Ai shprehu keqardhjen që Presidenti mori kohë për të vonuar procedurat parlamentare, por nënvizoi se “çdo vonesë që vjen nga një President mistrec dhe hileqar, do ta kalojnë.”

Me vjen keq që Presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi me të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhe edhe listën e kandidatëve që do.

Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar, unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetarët nuk do të kenë një votë por dy vota, meqë këtë e donte dhe presidenti”, u shpreh Balla.

Presidenti, Meta, ktheu sot për të rishqyrtuar në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Arsyeja e kthimit në kuvend sipas Presidencës është ndryshimi dhe shtimi i disa çështjeve të tjera.  Ai ka listuar 14 argumente kryesore për kthimin e ligjit.

Përmes dokumentit 81 faqesh, Meta ka bërë një analizë të thellë të situatës politike që sipas tij, nga viti 2017 qeveria ka krijuar një klimë të acaruar politike në vend.

Meta ia ka dërguar dokumentin edhe Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV