Nis karantina në Itali, izolohet komuna e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuna e Avellas-s në Itali ka vendosur karantinën me qëllimin për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.

Mësohet se urdhëri është lëshuar me datë 22 tetor nga kryetari i bashkisë së Avella-s, Domenico Biancardi.

Ky urdhër do të jetë në fuqi deri më 2 nëntor, një afat që mund të shtyhet edhe më tej.

Bëhet me dije se ndalohet hyrja ose largimi nga zona e komunës, përveç rasteve kur aprovohet se ështe e domosdoshme, duke specifikuar rastet për punë, spital apo për tu furnizuar me produktet ushqimore bazë.

Urdhri pezullon demonstratat, festat, eventet dhe çdo forme takimi në publik (sheshe, parqe publike) ose private (shtëpi të të tjerëve), madje edhe të një natyre kulturore, rekreative, sportive dhe fetare (përveç shërbesave fetare të planifikuara tashmë, por me vetëm me familjen); mbyllja e shërbimeve arsimore për fëmijët e vegjël dhe e shkollave të të gjitha niveleve, publik dhe privat, si dhe të institucioneve të arsimit të lartë.

Italia në 24 orët e fundit ka përsuar një rritje të rasteve të reja me Covid-19.

Vendi ka regjistruar 19.143 të infektuar përgjatë kësaj kohe, ndërsa janë shënuar plot 91 viktima.

Shifra e personave të shëruar ka shkuar në 2352.

Italia është njëri prej vendeve më të prekura me 484 869 të infektuar që nga nisja e pandemisë dhe me 37 059 viktima.

Vendi po përballet sërisht me një mbyllje të dytë, ku vetëm ditët e fundit më shumë se 5 qytete kanë ndaluar qarkullimin./Re.D/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

“Shqipëria e ka vendin në BE”/ Macron falënderon Ramën për mikpritjen

Presidenti francez Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë. Përmes një postimi në platformën...

A do të jetë Gonxhja kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës?

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, u pyet gjatë një interviste në...

Berishës do t’i dalin miliona euro të padeklaruara, do fundoset edhe Flamur Noka…

Juristi Romeo Kara shprehet se një tjetër skandal do të përfshijë ish-kryeministrin Sali Berisha, deputetin Flamur Noka dhe vetë Partinë Demokratike lidhur me miliona...

Dhëndri i Trump: Rama, politikan i zoti! E ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt!

Pas mbështetjes që mori në Samit nga liderët e europës për mandatin e katërt, një mesazh i fortë vjen edhe nga SHBA. Dhëndri i...

Shehaj reagon pas fitores së 2 mandateve/ Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas suksesit të forcës së tij politike në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Mundësia arriti të sigurojë...

Lajme të tjera

Web TV