Rama: Dimri do të jetë i vështirë sipas parashikimeve të ekspertëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria pritet të përballet me një valë të dytë të koronavirusit. Kryeministri Edi Rama paralajmëron një dimër të vështirë për sa i përket përhapjes së virusit dhe shtimit të rasteve me COVID-19. Prej disa ditësh vendi po përballet me shifra rekord infektimesh, ndërsa numërohen 7390 raste aktive me virus.

Nga Ina Allkanjari

Kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj nga evidentimi i rastit të parë me COVID-19 në vend, institucionet përkatëse vijojnë t’i shtojnë masat parandaluese për të ulur përhapjen e virusit, i cili ndodhet ende mes nesh.

Teksa sot numërohen 7390 raste aktive me virus në Shqipëri, hapja e shkollave dhe ulja e temperaturave, ka rritur riskun për shtim të numrit të infektimeve dhe frikën se virusi do të qarkullojë ende për një periudhë të gjatë.

Menjëherë pasi virusi COVID-19 filloi të përhapej masivisht në botë disa muaj më parë, Shqipëria nisi përgatitjet për të përballuar pandeminë. Në datën 24 mars 2020 qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kur ishin regjistruar vetëm 5 viktima nga 123 persona të prekur nga COVID-19.

Sot, gjendja është shumë më shqetësuese, pasi ka numër të shtuar viktimash, me më shumë raste të reja në ditë sesa të shëruar. Pandemia e koronavirusit ka transformuar jetën e secilit prej nesh, në të gjithë globin, në mënyra të ndryshme.

Distancimi fizik dhe rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 kanë kufizuar lirinë dhe rutinën tonë të përditshme. Por më shqetësuese mbetet qarkullimi i infeksionit dhe shifrat ditore rekord, të cilat pritet të jenë në rritje në muajt në vazhdim. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se shifra rekord të infektuarish me Covid vijojnë të jenë prezente në vendin tonë prej ditësh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitive me koronavirus 302 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1405 testime në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, duke e çuar në 18250 numrin e të prekurve, mes të cilëve 465 kanë humbur jetën.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 të prekur në Tiranë, e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnjë, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Përrenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Gjithashtu, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend, që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62-vjeçar dhe një 80-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese. Në këtë situatë tejet të vështirë për vendin, ku pritet një rritje të numrit të të infektuarve dhe shtim i personave të hospitalizuar, me kontributin e SHBA-së dhe NATO-s, Shqipëria pajiset me 60 respiratorë të rinj, që u shtohen kapaciteteve për të luftuar COVID-19 në Spitalin Infektiv, atë Shefqet Ndroqi dhe në spitalet e reja COVID 3 dhe 4, deri në daljen nga dimri.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj u shpreh se me këtë ndihmë numri i respiratorëve në sistem shkon në 173. “Me gjithë dobësitë në sistemin tonë, ne ia kemi dalë të përballemi me pandeminë që në momentin e parë. Arritëm të përgatiteshim në kohë, me spitalet.

Sot, me ndihmën e çmuar të aleatëve tanë, ne kemi dyfishuar kapacitetet respiratore. Në sistem kemi 173 respiratorë. Me flotën e respiratorëve ne dyfishojmë flotën që u shtohet kapaciteteve ekzistuese prej 200 respiratorësh që kishim para se të përballeshim me epideminë,” u shpreh Manastirliu, teksa theksoi se deri në fund të pandemisë, me financimin e qeverisë, sistemit do t’i shtohen edhe 44 respiratorë të avancuar edhe statikë.

Lexo edhe :  “62% s’i besojnë opozitës së tij!”/ Sondazhi i italianëve: Qytetarët, ‘shuplakë’ Berishës

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili falënderoi SHBA-në për dhurimin e 60 respiratorëve dhe paralajmëroi se, bazuar të parashikimet e ekspertëve, dimri do të jetë i vështirë. “Miqtë e mirë duken në ditë të vështira.

Ne sot ndihemi jashtëzakonisht mirë, jo vetëm në aspektin ushtarak, por, mbi të gjitha, në aspektin human, jemi pjesë e këtij klubi fantastik vendesh që besojnë te vlerat e lirisë, parimet e demokracisë. Mirënjohje SHBA-së, që gjithnjë edhe në këtë rast, është treguar e vëmendshme ndaj Shqipërisë. Dimri do të jetë i vështirë, sipas parashikimeve të ekspertëve të botës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Situata në rajon

Situata në Kosovë paraqitet e qëndrueshme, ku në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 159 raste të reja, duke çuar në 17422 raste numrin total të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, 1871 prej tyre vazhdojnë të jenë aktivë. Ndërkohë që në vend nga fillimi i pandemisë me 13 mars, janë shënuar 657 viktima.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se janë testuar 1 mijë e 245 mostra, nga të cilat 159 kanë rezultuar pozitive. “Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitive, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga COVID-19”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë.

Mësohet se në Kosovë 139 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, një është në gjendje më të rëndë dhe është vendosur në respirator, ndërkaq, 20 pacientë janë vendosur në makinën e frymëmarrjes së njohur me shkurtesën CPAP. Ndërkohë dy ditë më parë, për shkak të përhapjes masive të koronavirusit, qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëroi një sërë masash të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Bëhet me dije se në Maqedoninë e Veriut ditën e djeshme kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja. Në kuadër të masave kundër COVID-19 dyqane, lokale e biznese nuk mund të punojnë pas orës 23:00 të mbrëmjes. Zëvendësministri i Shëndetësisë , Ilir Hasani, tha se rritja e numrit të të infektuarve po ndodh në të gjitha shtetet evropiane, por sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku vihet re një trend agresiv i rritjes së personave që po rezultojnë pozitivë me COVID-19.

Ndërsa kritike është paraqitur situata për Greqinë, e cila po përballet me valën e dytë të pandemisë COVID-19. Gjatë kësaj jave vendi ka paraqitur shifra rekord infektimesh, me një mesatare ditore rreth 500 raste. Bazuar në këtë situatë kritike, vendi ka rikthyer disa masa kufizuese anti-Covid, ndërsa pritet që masat të komunikohen për qytetarët.

Infektimet

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitive me koronavirus 302 raste të reja dhe tre persona kanë humbur jetën. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1405 testime në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, duke e çuar në 18250 numrin e të prekurve, mes të cilëve 465 kanë humbur jetën.

Detaj

Në këtë situatë tejet të vështirë për vendin, ku pritet një rritje të numrit të të infektuarve dhe shtim i personave të hospitalizuar, me kontributin e SHBA-së dhe NATO-s Shqipëria pajiset me 60 respiratorë të rinj, që u shtohen kapaciteteve për të luftuar COVID-19 në në Spitalin Infektiv, atë Shefqet Ndroqi dhe në spitalet e reja COVID 3 dhe 4, deri në daljen nga dimri.

Tabelë

COVID-19 – Statistika (22 tetor 2020)

Raste të reja ditore         302
Të shëruar në 24 orë         54
Humbje jete në 24 orë         3
Testime ditore 1405

Testime totale             112969
Raste pozitive               18250
Raste të shëruara           10395
Raste aktive                     7390
Humbje jete                       465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3653
Durrës            724
Shkodër          494
Fier                 487
Korçë              459
Lezhë              369
Elbasan           334
Vlorë               285
Berat                217
Kukës               178
Dibër                  95
Gjirokastër         95

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Nëse konsumoni një vezë në ditë, ulni rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë një vezë në ditë kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me...

Zbulohet “shtëpia e barit” në Francë, arrestohen dy shqiptarë

Oficerët e doganës në Verdun të Francës kanë sekuestruar një kulture të madhe marijuane në departamentin Meuse. Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë...

Dumani raporton sot në KLP për punën e SPAK, mbërrijnë përfaqësuesit amerikane

Kreu i SPAK Altin Dumani pritet të raportojë sot, në orën 11:00, për punën e vitit 2024 në KLP. Siç shihet edhe nga pamjet, në KLP...

Kush e rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë

Klima gjeopolitike rajonale, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës, e ka shtyrë Brukselin të hidhet në veprim, por dritarja e re mund të mos...

Aksident fatal në Unazën e Madhe, përplasen dy të moshuara

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur te kthesa e Babrrusë te Unaza e Madhe. Raportohet...

Lajme të tjera

Web TV