Veliaj: Duhet bashkëpunim, të mos humbasim kohë me bllokime rrugësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar sot nga afër njësinë 3, zonë në të cilën janë kryer punime në 38 rrugë. Gjatë fjalës së tij ai tha se kjo buqetë investimesh i rrit vlerën e pronës së qytetarëve.

Ajo që po ndodh në Njësinë 3 është si një revolucion. Sot po ndërhyjmë në 38 rrugë e rrugica, sidomos në zonat që janë zhvilluar pas viteve ’90, ku shumë qytetarë kanë shkrirë gjithë pasurinë e tyre, djersën, mundin dhe kursimet. Kishte ardhur koha për të vënë dorë, nuk do të bëjmë arna të vogla, por kemi shqepur të 38 rrugët, për të bërë kanalizimet, ndriçimin, të fusim telat poshtë dhe krijojmë hapësira për trotuare”, tha ai.

Veliaj siguroi banorët për përfundimin e punimeve në pranverë dhe kërkoi bashkëpunimin e tyre. “Mezi pres të kthehemi në pranverë, kur çdo gjë të ketë mbaruar. Çdo projekti që prek Bashkia e Tiranës i rrit vlerën pronës, ndaj dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues, siç kemi qenë deri tani. E di që po ndërhyjmë në çdo cep të Tiranës, por janë punë që kanë pritur prej vitesh; në disa raste humbasim kohë kot, si tek Astiri dhe Shqiponja, dhe në disa raste na duhet të kapim kohën e humbur, sidomos në zonat e reja që i janë bashkuar Tiranës, si Fresku apo Liqeni i Thatë”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai nënvizoi se në fund vlerësohet vetëm puna. “Kush punon shpërblehet! Ne e kemi fokusin te puna, ashtu si edhe ju, dhe besoj që vetëm duke qenë të përqendruar, do dalim faqebardhë”, theksoi Veliaj.

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV