“Macron ka nevojë për trajtim mendor”/ Presidenca franceze reagon ashpër pas deklaratës së Erdogan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca franceze ka reaguar pas deklaratave të presidentit turk, Erdogan se presidenti Macron ka nevojë për trajtim mendor.

Presidenca ka dënuar deklaratat e Erdogan duke i kërkuar Presidentit turk të ndryshojë.

“Komentet e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Teprica dhe vrazhdësia nuk janë një metodë. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij sepse është e rrezikshme në çdo aspekt” , u shpreh zyrtari i Elyzesë.

Franca dhe Turqia tashmë kanë kapur kulmin e krizës së marrëdhënieve diplomatike. Fillimisht ishte Erdogan që e akuzoi Macronin për mënyrën si i trajtonte myslimanët si President në Francë.

“Çfarë mund të thuhet për një kryetar shteti që trajton miliona anëtarë nga grupe të ndryshme besimi në këtë mënyrë: së pari, të bëjë kontrolle mendore.Cili është problemi individual i Macron me Islamin dhe me muslimanët? Macron ka nevojë për trajtim mendor. ”, tha Erdogan.

Pas këtij sulmi të fundit, Pikërisht përplasja Macron-Erdogan lindi fill pas tensioneve në Mesdheun Lindor ku Franca hapur mbështeti Greqinë fuqimisht dhe kundërshtoi Turqinë. Erdogan sulmoi disa herë Macronin aq sa deklaroi se do ta kthente në çështje personale.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV