Parkimi i gabuar/ Policia në 12 orë gjobit 135 shoferë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 135 gjoba për parkim të gabuar tek rruga e “Kavajës” në 12 orë monitorim.

Sipas njoftimit, rrugorët e kryeqytetit kanë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Policia thekson se duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shkaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti.

Kujtojmë se prej kohësh parkimi jo i duhur i automjeteve si në rrugët kryesore të kryeqytetit edhe në ato dytësore ka shkaktuar jo vetëm trafik të rënduar dhe vonesa, por edhe stres tek qytetarët/Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Vrau, vodhi…”, Beqiri bën deklarata të forta për Berishën: Një politikan i perënduar

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. I ftuar në një...

Studimi/ Çfarë ndodh me trurin tonë kur ndalojmë së përdoruri rrjetet sociale

Është fakt që jetojmë në epokën dixhitale. Shumica, nëse jo të gjithë njerëzit, tani kanë të paktën një llogari të mediave sociale, ndërsa shumica...

Berisha në SPAK, gazetari: Protestë për hallet e tij familjare

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK për të përmbushur masën e detyrimit përpara për aferën “Partizani”. Gazetari Adriatik Doçi komentoi protestën e Berishës, duke...

Projektligji për kufizimin e automjeteve, eksperti tregon arsyet përse nuk realizohet dot

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj që synon kufizimin e përdorimit të automjeteve nga qytetarët për të ulur trafikun dhe ndotjen, por ekspertët...

Çmimi i duhanit rritet me 20-30 lekë, ekspertët: Qëllimi për të parandaluar konsumin

Çmimi i paketave të cigareve do të rritet, dhe kjo për shkak të akcizës, një taksë që rritet çdo vit. Kjo do të thotë...

Lajme të tjera

Web TV