Khabib Nurmagomedov fitoi mbrëmjen e të shtunës ndeshjen ndaj Gaethje, por gjithashtu ai bëri deklaratën e vështirë se nuk do të jetë pjesë e MMA.
Ndeshja ndaj amerikanit Justin Gaethje dhe Khabib u mbyll në raundin e dytë pas një kapje që ky i fundit bëri kundërshtarit duke e detyruar të dorëzohej.
Me 29 fitore në 29 ndeshje, kampioni u shpreh se nuk mund të luftonte më pa pasur në krahë babain dhe trajnerin e tij Abdul, i cili ndërroi jetë nga koronavirusi disa javë më parë.
Khabib tha se i kishte premtuar nënës së tij se do të tërhiqej nga ky sport dhe se është njeri i fjalës.
′′Ji afër me prindërit. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër”, u shpreh 32-vjeçari. Babai i tij ishte një nga njerëzit që e ndihmonte dhe e stërviste atë. “Ti nuk mund ta dish çfarë mund të ndodhë të nesërmen”, u shpreh ai pasi mori titullin dhe u tërhoq nga ky sport.
Por, shuma e parave që fitoi kampioni është një ‘çmenduri’. Ai fitoi 3 milionë euro nga përballja me amerikanin Gaethje. Ndërkohë dhe pse ende nuk ka dalë një shifër ekzakte nga zyrtarët e UFC-së, mediat botërore shkruajnë se ndeshja kap shifrën e 10 milionë eurove së bashku me të drejtat televizive./Re.Gu/Fjala.al