“Frymëzim për brezat e rinj!”, Meta dekoron pas vdekjes futbollistin Abdurrahman Roza Haxhiu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me një ceremoni solemne futbollistin e njohur të Lushnjës dhe të Ekipit Kombëtar, Abdurrahman Roza Haxhiu, me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’.

Në fjalën e tij, drejtuar familjarëve, ish-kolegëve dhe personaliteteve të tjera të sportit, Kreu i Shtetit u shpreh se ishte privilegj dhe kënaqësi të vlerësonte me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Abdurrahman Roza Haxhiun për kontributin dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura në sport.

Abdurrahman Roza Haxhiu nisi karrierën e tij futbollistike në vitin 1947 te ekipi i të rinjve të Lushnjës, në atë kohë i quajtur “Traktori Lushnjë”, pasi ra në sy të trajnerit Dilaver Toptani. Ai qëndroi te Lushnja deri në vitin 1949 para se të kalonte për një periudhë të shkurtër te Besa.

Në vitin 1951, ai u transferua te Partizani ku do të kalonte një periudhë të suksesshme, duke fituar kampionatin tre herë rresht si dhe kupën dy herë.  Ai qëndroi te Partizani për shumicën e karrierës së tij, nga viti 1951 deri në vitin 1958 kur fitoi dhe medaljen e argjendtë në Laipzig. Pas Partizanit, ai u transferua dhe qëndroi te Dinamo për 1 vit ku dhe mbylli karrierën e tij si futbollist./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV