Veliaj: Vota për PS dhe Edi Ramën është një mundësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zall-Herri, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se vota për PS dhe Edi Ramën më 25 prill, është një mundësi për të shërbyer dhe për të ndërtuar. Veliaj ironizoi edhe drejtuesit e opozitës dhe presidentin Meta.

“Kur ne themi: “Votojmë për PS, votojmë për Edi Ramën, votojmë për një mandat të tretë”, nuk është një mundësi për të bërtitur si shef dhe për të dhënë urdhra si komandantë, edhe për të ulëritur si ndonjë president i rëndësishëm, por është një mundësi për të shërbyer, është një mundësi për të ndërtuar, është një mundësi për të rregulluar, riparuar, për të investuar dhe bërë realitet këto projekte që i kemi në dorë”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se PS kërkon një mandat të tretë për të realizuar ende shumë punë të tjera të mira.

Sot vijmë e kërkojmë një mandat të tretë, edhe pse është 6 muaj përpara, se ne themi: Puna e sotme nuk pret për nesër, investimet që ne duam të bëjmë, duke filluar nga ura e Melçizës, duke filluar nga shkolla e Dritasit, nga rruga e Qinamit janë gjëra që nuk kanë nevojë të presin të vijë fushata.

Janë punë që ne do i buxhetojmë sot dhe do fillojmë punën sot, sepse besoj që si një familje, kur një familje shikon një nevojë nuk i thotë babai të birit: Duku vitin tjetër, duku pas 4 vitesh!

Kur një familje shikon një nevojë cakton prioritetet, kur një familje shikon që dikush është pa shtëpi thotë: Në fillim fare do ju bëjmë shtëpitë, do ju heqim nga çadrat e kontenierët, pasi të bëjmë shtëpinë do bëjmë rrugën, pasi të bëjmë rrugën do vazhdojmë me shkollën e Ujësjellësin dhe si një familje e mirë që u jep prioritet nevojave më të mëdha të familjes, ashtu funksionon dhe familja jonë e madhe, Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Rama ironizon Bashën e Berishën: Doli dhe bufi 7x7=6 milionë (dollarë)

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV