Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 50-vjeçari Ahmet Toska ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen ‘Sheq i Madh’.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Fierit janë ngritur pika kontrolli, ndërsa po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe FSHN Fier./Re.Gu/Fjala.al