NASA: Ka ujë në Hënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë zbuluar përfundimisht praninë e ujit në Hënë.

Lajmi është konfirmuar nga NASA dhe, sipas të cilës, zbulimi i molekulës së ujit do të rrisë shpresat për krijimin e një baze në Hënë.

Qëllimi tani është mbështetja e asaj baze, duke përdorur burimet natyrore të Hënës.

Mësohet se teleskopi SOFIA zbuloi për herë të parë ekzistencën e molekulës së ujit (H2O) në kraterin Clavius, i cili është një nga krateret më të mëdha dhe i vendosur në hemisferën jugore të Hënës.

Njoftimet u bënë në dy botime shkencore në revistën Astronomike “Nature Astronomy” dhe në një konferencë shtypi të organizuar nga NASA.

Shkencëtarët vlerësojnë se në Hënë ka shumë “gracka uji” të vogla dhe të mëdha të përhershme, pra zona ku uji mund të bllokohet përgjithmonë, dhe që mbulojnë një sipërfaqe totale deri në 40,000 kilometra katrorë.

Ndryshe nga zbulimet e mëparshme të ujit, në pjesët me hije të përhershme të kratereve hënore, shkencëtarët tani kanë zbuluar molekulën e ujit në rajonet e ndriçuara nga dielli në sipërfaqen e Hënës.

Ky zbulim, siç shpjegohet nga NASA në faqen e saj zyrtare, do të japë një kontribut të rëndësishëm për të kuptuar më mirë Hënën dhe për të studiuar akoma më shumë hapësirën.

Ka pasur edhe më parë shenja të ujit në sipërfaqen e Hënës, por këto zbulime të reja tregojnë se kjo sasi uji është më e bollshme se sa mendohej më parë.

Një gjë e tillë rrit më shumë mundësinë për burime të ujit në Hënë”, tha Hannah Sargeant.

Ndërtimi një baze në Hënë është e natyrshme të realizohet afër vendeve që është i pranishëm uji”.

Lexo edhe :  Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

NASA, synon të kthejë astronautët e saj në Hënë në 2024 si pjesë e programit Artemis, pasardhësi i programit historik Apollo të viteve 1960 dhe 1970. Me idenë për t’u përgatitur për udhëtimin tjetër madhështor, eksplorimin e planetit Mars, në vitin 2030.

“Një gjë e tillë nënkupton zhvillimin në një mënyrë më të qëndrueshme të eksplorimit të hapësirës. Pjesë e rëndësishme e kësaj iniciative është edhe përdorimi i këtyre burimeve, veçanërisht uji”, tha Sargeant./Re.D/Fjala.al

 

 

Të fundit

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

Lajme të tjera

Web TV