Sfidat e kancerit të gjirit në një kohë pandemie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por këtë vit shumica e institucioneve të kujdesit shëndetësor janë të përqendruara tek pandemia e koronavirusit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell bisedoi me një të mbijetuar të kancerit të gjirit në Afrikën e Jugut, e cila po përpiqet të mbrohet nga prekja me COVID-19 dhe një përsëritje e kancerit.

Leanne Upiter Beer e ndjente se diçka nuk shkonte mirë. Për javë të tëra, mësuesja 49-vjeçare kishte vërejtur ndryshime shqetësuese në gjirin e saj të djathtë.

Shkova të bëja mamografinë duke e ditur se do të kisha kancer të gjirit. Thjesht e ndieja se kjo ishte ajo që kishte ndodhur”, thotë Leanne Upiter Beer.

Ajo kishte të drejtë. Kanceri i saj ishte i një forme agresive dhe kishte përparuar. Disa ditë më vonë ajo filloi gjashtë muaj rraskapitës të kimioterapisë.

Tani që po mëkëmbet, Leanne ndërmerr hapa për të shmangur prekjen nga koronavirusi.

“Jam shumë e kujdesshme. Kur dikush është me mua më thotë,” Oh, sa herë i pastrove duart? ” Dhe unë përgjigjem, ‘nuk humbas gjë?’ Thjesht duhet të pastroj duart e mia. Dhe nuk hezitoj t’i them dikujt: “të lutem vi maskën”, ose “thjesht mund të ulesh pak më larg meje?”

Profesionistët mjekësorë theksojnë se beteja kundër kancerit të gjirit në Afrikën e Jugut vazhdon edhe gjatë pandemisë. Mjekja Saadia Laher – e cila punon në repartin e kancerit të gjirit në një spital qeveritar, thotë se ndërgjegjësimi dhe ekzaminimi janë përmirësuar, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

“Ne kemi statistika më të mira të zbulimit të kancerit dhe kjo ka ardhur krahas rritjes së kontrollit dhe ndërgjegjësimit. Megjithatë, ka shumë faktorë të rrezikshmërisë që gjithashtu kanë ndryshuar, duke e bërë këtë kancer më të përhapur”, thotë Dr. Laher.

Lexo edhe :  Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Por mjekja thotë se ka lajme të mira.

“Ka pasur gjithashtu ndryshime në mënyrën se si e menaxhojmë kancerin e gjirit. Përparimet teknologjike na kanë lejuar ta menaxhojmë dhe ta trajtojmë ndryshe kancerin e e gjirit në fazat e hershme”, thotë mjekja.

Afrika e Jugut është një nga shoqëritë më të pabarabarta në botë dhe sistemi shëndetësor e bën mjaft të qartë një gjë të tillë. Upiter Beer thotë se ekzaminimi falas është i rëndësishëm por ajo shqetësohet për pacientet me kancer të gjirit që nuk kanë burimet e nevojshme për t’u mjekuar.

“Është trajtimi pas kancerit, mbështetja, ajo që është shumë e rëndësishme për t’u shëruar. E di që tingëllon si një term i rëndomtë, por mendoj se bën dallimin e madh për një grua”, thotë Leanne Upiter Beer.

Menjëherë pasi ajo u shpall pa kancer, pandemia e koronavirusit pllakosi Afrikën e Jugut.

Leanne tani përballet me detyrën e rimëkëmbjes së imunitetit të saj ndërsa ka nën kujdes rreth 70 nxënës.

Ajo thotë se është emocionuar që është kthyer në shkollë, edhe pse e di që puna e saj paraqet rreziqe shëndetësore. Për të, është një kujtesë e përditshme se sa e çmuar është jeta.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë...

Lajme të tjera

Web TV