Arrestohen 4 persona në Shkodër, akuzat që rëndojnë mbi ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës prangosi katër persona për vepra të ndryshme penale.

Njëri nga të arrestuarit, S. B., 35 vjeç, u arrestua pasi në ambientet e një lokali që ai administronte u konstatua se ushtronte aktivitetin kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës janë sekuestruar një tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe çipsa që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Mbi të rëndojnë akuzat “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndërkohë një 21 vjeçar, banues në Shkodër, u arrestua në ambientet e një bar-kafeje në lagjen “Skanderbeg”. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. P iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë provës materiale një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga shërbimet e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban është arrestuar në flagrancë shtetasi L. V., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër, është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po nga këto shërbime është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 44 vjeç, pasi në aksin Shkodër-Koplik, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV